Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të miratojnë vaksinën e prodhuar nga Pfizer.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar efektshmërinë dhe efikasitetin e vaksinës BioNTech-Pfizer në një dokument që u bë publik ditën e sotme.
Sipas tyre, vaksina është 95% efektive kundër COVID-19 dhe do të merret në tre doza. Po studiohen ende efektet që mund të ketë kjo vaksinë të gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe personat me sistem imunitar të dobët. Në dokument thuhet ndër të tjera se do të vaksinohen edhe personat që janë infektuar më parë.
Bëhet me dije se të enjten do të mblidhet një komitet ekspertësh të cilët do të vendosin nëse do të bëhet aprovimi i vaksinës dhe fillimi i vaksinimit të qytetarëve në vend./Opinon.al