Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Velvet, pëlhura e rrallë që prodhohet në mënyrë artizanale në Venecia

2018/11/24 at 9:13 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 6 min
A A
Velvet, pëlhura e rrallë që prodhohet në mënyrë artizanale në Venecia

Velvet konsiderohej dhe vazhdon të konsiderohet edhe sot si një prej pëlhurave më të kushtueshme në botë.


Por në ditët e sotme, vetëm një familje në Venecia të Italisë vazhdon ta prodhojë atë sipas mënyrës tradicionale dhe madje thuhet që ajo ende bazohet në traditën e vitit 1499.

Shkëlqim i rrallë

Së bashku me pallatet e saj të lyera me ngjyra të ndryshme, me kanalet e saj të shumta që kalojnë mes përmes qytetit dhe me bazilikat antike, Venecia është një kryevepër lundruese e krijmtarisë dhe zejtarisë ndër vite. Ky qytet ka qenë dhe vazhdon të jetë ende sot një prej muzave frymëzuese për shumë artistë, piktorë, shkrimtarë, etj.

Nga shekulli i 13 deri në shekullin e 18, Venecia ishte epiqendra e tregtisë së tekstileve luksoze, ku një prej më të veçantave dhe më të kërkuarave ishte pëlhura velvet. Në kulmin e industrisë në vitet 1500, zhurma e 6,000 tezgjaheve që ndodheshin në këtë zonë bënë jehonë në të gjithë botën dhe nga pëlhurat e prodhuara këtu u vesh edhe fisnikëria e Rilindjes.

Ndërsa sot në të gjithë Italinë, e vetmja fabrikë që vazhdon ta prodhojë këtë pëlhurë, sipas mënyrës tradicionale, është kompania e Luigi Bevilacqua në Venecia, një biznes familjar në fillimet e tij dhe që e ka trashëguar këtë metodë prodhimi artizanal që prej vitit 1499. Dhe nëse ju do të ndiqni zhurmën e tezgjaheve që ndodhen shumë pranë Grand Canal do të shikoni disa gra të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të endin në tezgjah pëlhurën velvet, me po të njëjtën përpikëri si paraardhëset e tyre.

Fabrika e mrekullive

Ashtu si qyteti në të cilin ai ndodhet edhe kompania Bevilacqua është një prej më të veçantave dhe pasi futesh në të, të duket sikur je në një epokë tjetër.

Mbi 3,500 dizajne dhe skica qëndrojnë të varura në muret e kësaj fabrike, pjesa më e madhe e të cilave datojnë që prej mesjetës. Një labirinth fijesh enden thuasje në çdo ambient të kësaj fabrike, duke e bërë kalimin nga një ambient i saj në tjetrin shumë të vështirë.

Shumë pak gjëra kanë ndryshuar ndër vite në këtë kompani dhe ruajtja e tyre mbrohet me fanatizëm, shprehet drejtori i kompanisë Alberto Bevilacqua, i rrethuar nga pëlhura mëndafshi shekullore dhe nga pëlhura të stolisura dhe të qëndisura me dorë. “Edhe pse përmbytjet na bënë një dëm të parikuperueshëm, ne vazhdojmë të prodhojmë ende në po të njëjtën mënyrë artizanale”, thotë ai më tej.

Stërstërgjyshi i Albertos ishte ai që e nisi këtë biznes familjar në vitet 1875 në Grand Canal i cili është ruajtur me fanatizëm ndër vite. Që nga ajo periudhë e deri më sot, kjo fabrikë vazhdon të punojë sipas teknikave dhe modeleve të ndërlikuara të së kaluarës për të prodhuar disa prej pëlhurave më cilësore të velvet.

Gjatë 143 viteve të fundit, kjo familje ka prodhuar pëlhura për Papën e Vatikanit dhe ka qenë një mbështetje për Vaktikanin për dekada të tëra, ajo ka prodhuar pëlhura edhe për mbretër të shteteve të ndryshme dhe për shumë anëtarë të tjerë të pallateve mbretërore. Nga kjo familje janë prodhuar perdet e Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë dhe karriket me ngjyrë të kuqe të Kremlinit. Mbreti i Egjiptit porositi një pëlhurë velvet në ngjyrë të gjerbër, rreth 1 kilometër të gjatë. Gruaja e kompozitorit Gordon Getty donte që dhoma e saj e ndenjjes t’i ngjasonte një teatri dhe gjithçka u porosit ishte nga kjo fabrikë.

Makineri shumë të vjetra

Edhe pse ka kaluar shumë kohë që nga prodhimi i tyre, në këtë fabrikë vazhdojnë të përdoren ende tezgjahet që u morën që në fillim të viteve 1806.

Sipas z. Bevilacqua, ka disa detaje të cilat thjesht nuk mund të riprodhohen në një makineri sado që ne të mundohemi, sepse i tillë është edhe arti që ne prodhojmë, i vështirë, për të cilin duhet të tregosh shumë kujdes.

Silvia Longo, një prej endëseve të kësaj fabrike shprehet se secila prej tyre mund të prodhojë deri në 25 cm pëlhurë velvet në ditë dhe se ajo së bashku me tre gra të tjera kanë prodhuar rreth 740 metra velvet në 3 vjet.

Sekreti i velvetit venecian është padyshim kompleksiteti i tij. Një prej arsyeve se përse kjo pëlhurë ka qenë gjithmonë e pëlqyer është sepse ajo ka qenë shumë e vështirë për t’u prodhuar, shprehet Doretta Davanzo Poli, profesore e tekstilit në Universitetin Ca ‘Foscari të Venecias.

Historia e velvetit venecian

Venecia ka importuar mëndafsh nga Bizantinët përpara udhëtimeve të Marco Polos në Lindje, por ishte pikërisht ardhja e 300 personave nga Lucca në vitet 1300, të cilët u mësuan venecianëve se si të endnin në tezgjah pëlhura të materialeve të ndryshme.

Shumë shpejt venecianët filluan të mësonin me përpikëri edhe teknikat më të vështira të këtij arti, i cili e pati periudhën e tij të lulëzimit gjatë viteve 1500. Referuar të dhënave të asaj kohe, më shumë se 30,000 banorë të Venecias punonin në fabrikat e tekstileve.

Tekstilet u shndërruan në burimin kryesor të pasurisë për republikën, tha Luca Molà, një historian në Universitetin e Warwick në Britaninë e Madhe. Duke qenë se velvet kërkonte një kohë më të gjatë për t’u krijuar dhe më shumë material në krahasim me pëlhurat e tjera, rrjedhimisht edhe çmimi i tij ishte më i shtrenjtë.

Venecia ndryshoi mënyrën se si shoqëritë mendonin për veshjen. Tekstilet nuk ishin më diçka që njerëzit e përdornin thjesht si veshje por si një formë prezantimi për të treguar pasurinë e familjeve të tyre, shprehet Chiara Squarcina, kuratore e Pallatit Mocenigo të Tekstilve dhe Kostumeve në Venecia.

Veshja që tregonte pasurinë

Tregtia e velvetit në Venecia e çoi nivelin e tregtisë në këtë vend në nivele shumë të larta.

Mbretërit dhe Papët e bënë pjesë të pandashme të veshjes së tyre pëlhurën velvet. Në Venecia, statusi i një personi dallohej menjëherë nga veshja e tij.

Endësit

Në fillim të viteve 1900, rreth 100 endës punonin në kompaninë e Luigi Bevilacqua. Gratë ndihmoheshin nga vajzat e tyre të cilat i merrnin me vete në punë, ku mosha e më të voglave ishte vetëm 11-12 vjeç. Pas një periudhe prej tetë vitesh praktikë ato mund të punonin dhe të paguheshin për punën e tyre.

Sot, drejtuesit e kompanisë Bevilacqua e pranojnë se është shmë e vështirë që të gjesh endës me të njëtin pasion dhe përkushtim si në kohët kur ky biznes filloi të lulëzonte, dhe sot ata kanë në kompninë e tyre vetëm shtatë endëse.

Proces që kërkon durim të madh

Kjo është një punë që pasi ta fillosh, të hyn në zemër dhe nga e cila nuk ndahesh dot më. Ajo çka ti mund të realizosh nga ky material është e mrekullueshme,  e cila kërkon padyshim shumë durim, shprehet Longo e cila ka plot 19 vite që punon në këtë kompani.

Ikonat e modës

Materialet e prodhuara nga kompania Bevilacqua i shpërndaheshin disa prej kompanive më të famshme të modës në të gjithë botën dhe që kanë mbi 60 vjet që i përdorin përlhurat e tyre.

Për vite me radhë, dizenjuesit e tillë si Roberta di Camerino përdornin vetëm plhurat e prodhuara në fabrikën Bevilacqua për prodhimin e çantave të saj, që janë blerë nga yje të tillë si Grace Kelly, Elizabeth Taylor dhe Farrah Fawcett.

Gjatë dy dekadave të fundit, kjo kompani ka bashkëpunuar me kompani si Valentino, Prada dhe Dolce & Gabbana.

/Burimi: Monitor

Etiketa: artizanalee rralle dhe e kushtueshmepelhuraprodhohetvelvetvenecia


Ju sugjerojmë

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Para
Dalin pamjet, ja ku u qëllua drejt armikut të Aldo Bares

A po rikthehet përplasja mes bandave të Lushnjës?

Shtyhet ndeshja River Plate-Boca Juniors, tifozët sulmojnë Carlos Tevez

Shtyhet ndeshja River Plate-Boca Juniors, tifozët sulmojnë Carlos Tevez

Nesër bëhuni gati për borë

Nesër bëhuni gati për borë
















TE FUNDIT

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
18 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’i...

Lexo më shumë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në lidhjen direkte në Klan News, me gazetarin, Besard Jacaj, është ndalur...

Lexo më shumë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
18 Korrik, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com