Bota

Vëllezërit shkodranë në Bergamo shpërndajnë bukën falas për banorët


               Publikuar në : 16:50 - 31/03/20 |
Al Do

Përvec 30 mjekëve dhe infermierëve që Shqipëria dërgoi në Itali për të ndihmuar me të sëmurët me koronavirus, në vendin fqinj ndodhen edhe mijëra shqiptarë të tjerë të cilët tashmë banojnë atje dhe janë pjesë e jetës së përditshme dhe ndihmës në krizën e krijuar.

Një ndër rastet e para që mori vëmendjen e mediave dhe u vlerësuar nga autoritetet vendase lokale ishte ai i një të riu i cili kishte dalë si vullnetar për të ndihmuar të moshuarit që ishin karantinuar në një hotel në Liguria.

Të shumtë janë mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët punojnë në sistemin shëndetësor italian dhe ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të sëmurët.

Një rast tjetër vjen nga Bergamo, një nga epiqëndrat e përhapjes së virusit. Vëllezërit Skuqej nga Shkodra janë pronarë të një furre buke të quajtur Bellini në Monterosso të Bergamos. Sipas VOCE, ata janë duke ndihmuar banorët e zonës duke ia dërguar pazaret në shtëpi në mënyrë që ata të mos dalin duke rrezikuar të preken nga koronavirusi.

Por një xhest akoma më solidar është shpërndarja e bukës falas për banorët. Ata nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre dhe në këto ditë janë bërë shumë të rëndësishëm për zonën ku banojnë për furnizimin e banorëve me ushqim por dhe duke u siguruar që ata të mos dalin nga shtëpitë. /Opinon.al

Pas