Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëllezërit përplasen fizikisht në “Shihemi në Gjyq”, goditet Ardit Gjebrea

2019/07/14 at 8:45 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vëllezërit përplasen fizikisht në “Shihemi në Gjyq”, goditet Ardit Gjebrea

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqiptare” ishin dy vëllezër, në konflikt prej 10 vitesh për një apartament, të cilin asnjëri prej tyre nuk e gëzon.


Në një seancë të tensionuar që shumë herë shkoi në përplasje fizike mes dy vëllezërve para publikut, Fatmiri tha se në vitin 2009 kishte blerë një apartament me paratë e Petros, i cili prej më shumë se dy dekadash jeton dhe punon në Greqi.

Apartamentin Fatmiri e kishte blerë në emër të vet gjatë marrëveshjes me firmën ndërtuese, por thotë se nuk e pretendon dhe se ai apartament do të bëhej në emrin e Petros në momentin që do të legalizohej. Sipas tij, problemi është se ata janë mashtruar nga firma ndërtuese dhe sot në atë apartament banon një person me emrin Ilir, i cili edhe ai nga ana e tij i ka hapur gjyq firmës ndërtuese me argumentimin se nuk ka blerë atë hyrje, por një tjetër në të njëjtin pallat.

Fatmiri tha se nga ky mashtrim vëllai i tyre tjetër, Andoni nuk e përballoi dot, duke u sëmurë e fatkeqësisht duke humbur jetën një vit më parë.

Pjesë nga dialogu:

Fatmiri: Shkojmë me vëllain atje, me Andonin. Në momentin që ka parë portën e vendosur, mori një ngjyrë nga fytyra. Jo ngjyrë të vdekuri, por një ngjyrë që unë nuk e shikoja dot. Në momentin që zbritëm poshtë, ishte një lloj si të ishte shumë i pirë. E imagjinon? Nga ai moment, pas dy javësh, vëllai, se më dha shkak edhe ky palaçua tani. Do të kërkoj falje, ju kërkoj falje… Nga ai moment që gjeti hyrjen të zënë edhe vëllai tjetër, pas dy javësh filloi dhe po na thoshte jam i këputur, jam i këputur. E çojmë në Greqi, por pasi bëmë shumë gjëra, për mos ta zgjatur, vëllai bën afërsisht një vit që na vdiq, 46 vjeç. Sebep u bë, apartamenti. U bë palaçua, pronari i firmës, Eqerem Mehmetaj dhe Agron Seitaj, kushëriri i tij.

Petro: Po ti ça bërë si vëlla?

Ardit Gjebrea: Lëre një moment, do të kërkoja mirëkuptimin një moment, unë e di që ti ke hall. Por një minutë, duhet të kuptosh emocionin e vëllait tënd.

Petro: E kuptoj shumë mirë unë se lotët e tij janë edhe të mijat, sepse për vëllain e të dyve flasim.

Ardit Gjebrea: E kuptoj, por lëre të mbarojë, të shfryhet, sepse po nuk u shfry, do të të shfryhet ty ai. Sepse për çdo fjalë që thua ti, ai nxehet dhe të vjen. Edhe ti je i emocionuar, sepse po shikoj edhe lot në sytë e tu. E kuptoj që keni një super hall, dhe nëse vëllai juaj ka ndërruar jetë për këtë gjë, nuk do të doja që edhe ju të kishit probleme të tilla shëndeti.

Fatmiri: Kjo që shkaku, që u tregova pak i mefshtë, sepse filloi sëmundja e tij dhe e lamë pak pas dore. Nuk bëhej fjalë për një apartament, por ne jemi mashtruar për dy apartamente. Një për Andonin, një për Petron.

Por Petro nuk do t’ia dijë e madje e kërcënon të vëllain me jetë nëse nuk ia zgjidh problemin, për të cilin është bërë shkak.

Petro: Në qoftë se ky nuk më zgjidh mua problemin që kam, unë këtë do ta heq nga faqja e dheut. Sepse këtë që më ka bërë ky, s’ta bën as perëndia. Është munduar nga 2009 deri tani në gjykata, dhe nuk ka bërë asgjë.

Fatmiri: Ti për mua je palaço, je maskara, për mua je vëlla i fëlliqur.

Petro: Maskara je ti zotëri, që ke kaq vjet që sorollatesh andej këndej dhe s’ke bërë asnjë gjë. Ti je shkaku që sot ne jemi këtu.

Fatmiri: Po ke nënën gjallë o…

Petro: Po të vinte keq për nënën që ke gjallë, do t’i kishe përfunduar gjërat shuam më shpejt.

Fatmiri: Po ça të bëri vëllai ty ore palaço?

Fatmiri përplaset me Petron ndërkohë që goditjeve nuk u shpëton as Ardit Gjebrea.

Petro: Na ke marrë djersën dhe kërkon edhe të na godasësh sot ë?

Ardit Gjebrea: Më gjuajte mua vëlla.

Petro: Ka edhe fytyrë të na godasë me pëllëmbë sot.

Ardit Gjebrea: Një minutë, të bëjmë pak publicitet dhe t’i sqarojmë gjërat se në fund të ditës, nuk kam taksirat unë të ha shpullat e tua vëlla. Ok? Hajeni këtu çuna, qëndroni këtu.

Pas publicitetit Fatmiri tha se lekët janë të Petros dhe “apartamenti është i atij. Nuk bën vaki.”

Ardit Gjebrea: A mund të jap unë një propozim? Apartamenti është ne emër të Fatmirit? A mundet që Fatmiri të heqë dorë dhe t’ia kalojë Petros dhe Petro ta zgjidhë vetë këtë gjë?

Zonja Eni: Jo sepse nuk është hipotekuar apartamenti. Të gjitha detyrimet për vazhdimin e këtij gjykimi i ka Fatmir Metaj.

Zonja Eni në fund premtoi se do ta ndjekë hap pas hapi të gjithë procedurën dhe gjyqet për kthimin e pronës tek i zoti, Petro.

Fatmiri: Do të jemi bashkë, por me atë jo.

Petro: Unë ty nuk dua ta shoh më fytyrën më. More vesh? Me këtë që më ke bërë…

Vëllezërit nuk pranuan që në fund të seancës së ndërmjetësimit t’ia japin dorën njëri-tjetrit./Opinion.al

 

Etiketa: ardit gjebreaShihemi ne gjyqvellezer


Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE-së

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE-së

Kylie Jenner një tinëzare e vërtetë, ja si po luan me fansat e saj

Kylie Jenner thyen Instagramin, pozon nudo

Amerika do të ndërtojë një tjetër mur të madh

Amerika do të ndërtojë një tjetër mur të madh
















TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com