Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vëllai im “kapedan” ndihmon qytetarët”/Bledion Nallbati:Nuk trembemi nga inskenimet

2025/05/06 at 2:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vëllai im “kapedan” ndihmon qytetarët”/Bledion Nallbati:Nuk trembemi nga inskenimet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj vëllait të tij, Alti Nallbati.

Bledion Nallbati akuzoi prokuroren e çështjes si ish-vartëse të ministrit Niko Peleshi, duke thënë se kjo është një çështje e inskenuar me urdhër politik. Ai shprehet se kryeministri Rama e përdori këtë ngjarje për të shmangur përgjegjësinë për keqqeverisjen dhe për të devijuar vëmendjen publike gjatë vizitës së tij në Devoll.

 “E dëgjuat dje Ramën në Devoll. Foli një orë për këtë rast, jo për zonën, jo për të ardhmen. Kjo është tallava politike,” u shpreh kandidati i PD, Nallbati.

Ai ngriti pikëpyetje përse çështja u delegua në Korçë, ndonëse kompetenca i takonte komisariatit të Devollit, dhe theksoi se do ta çojë rastin në SPAK.

Nallbati e mbylli reagimin me tone të forta kundër kryeministrit, duke thënë se nuk trembet nga inskenime të tilla dhe duke mbrojtur vëllain e tij si “kapedan” që ndihmon qytetarët.

“Prokurorja, ish vartëse e Niko Peleshit i cili  u mor personalisht në falsifikimi ne kësaj akuze tha para gjykatës që nuk i ka parë pamjet por thotë se kërkon një masë sigurie dhe vlerësoi si të drejtë arrestimin në flagrancë. Gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike dhe këtij inskenimi. E dëgjuat dje kryeministrin Rama në Devoll. Erdhi për të kërkuar votën, foli një orë e ca dhe nuk përmendi asgjë çfarë ka bërë për zonën, as për të ardhmen, por u mor vetëm me këtë rast. Kjo u inskenua që Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen dhe të merrej me këtë tallava. Unë i pyes prokuroren dhe gjyqtaren, a ma justifikojnë dot pse me urdhrin e drejtorit të policisë, u delegua që kjo çështje të punohej në Korçë, ndërsa kompetencat i ka komisariati i Devollit. Unë e kuptoj, drejtori i policisë, Niko Peleshi janë eunukë të paburrë që marrin urdhra dhe zbatojnë urdhra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama. Nuk e kam këtë deklaratë me ata, do ua jap ligjërisht. Ky rast sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë një polic që ka firmosur me urdhër. E ftoj atë djalë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë, dhe pse unë do e çoj në SPAK dhe kudo tjetër. Të tregojë pse e bëri një gjë që nuk i takon. Sot dua t’i them Edi Ramës, këtij skërfyelli 2 metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur politika, që nuk më tremb me këto inskenime. E di që je djali i Kristaqit dhe nipi i Spiros që jo vetëm kanë burgosur njerëz, por i kanë varur në litar. Pas 11 majit ti do shërbesh si gallof për të trembur zogjtë në ara, por as atë nuk do e bësh se do jesh në burg se do marrësh përgjigjen nga shqiptarët. Unë dhe vëllai im nuk trembemi. Erdhe në Devoll dhe the që vëllai im është kapo, ai nuk është as gjysmë metri i gjatë dhe as kapo. Ai është kapedan, sepse pret e përcjell këdo dhe i ndihmon me çfarë mundet, ndërsa vëllai yt akuzohet nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si trafikant i kokainës në Shqipëri”, u shpreh ai.

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së, Zegjine Çaushi

SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së, Zegjine Çaushi

Ftesë për koalicion/Kurti letër LDK:Të ndërtojmë një marrëveshje për bashkëqeverisje

Kurti i bëri ftesë për krijimin e një koalicioni, LDK-ja propozon qeveri tranzicioni

Zgjedhja e kancelarit, Bundestagu mban sot raundin e dytë për konfirmimin e Merz

Zgjedhja e kancelarit, Bundestagu mban sot raundin e dytë për konfirmimin e Merz

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com