Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

2025/05/29 at 9:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.


Çështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse zonjën Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”. Arben Kotollaku, polici rrugor i dhuroi një parfum me çmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit, akt për të cilin prokuroria regjistroi veprën penale të ndikimit të paligjshëm në adresë të policit Kotollaku.

Vetë polici e pranoi ngjarjen, duke u justifikuar se ishte një formë respekti. Absurd mbetet fakti, se pse APM dhe Policia e Elbasanit, por dhe SPAK nuk kanë bërë asgjë edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga ngjarja.

Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një tjetër informacion për këtë polic. Në vitin 2008, kur ai ishte me detyrë shef në Policinë e Sarandës, në bazë të një hetimi u provua, që Arben Kotollaku bashkëpunonte me bandat.

Për këtë arsye, ai u përjashtua nga Policia e Shtetit dhe u kallëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Enigmë mbetet fakti, sesi Kotollaku mundi të kthehet sërish në punë si polic. “Stop” mëson se për këtë kthim, janë përdorur dy vendime gjykatash.

Vendimi i Parë i Gjykatës së Pogradecit, i gjyqtarit Sokol Ibi, kur Kotollaku kërkoi dhe mori dy vite dëmshpërblim page, si i hequr pa të drejtë nga puna. Pas dy muajsh, ky vendim mori formë të prerë nga Gjykata e Apelit Korçë.

“Rezulton se të dyja në rastin konkret nuk janë gjykata kompetente dhe kjo na bën që të dyshojmë se nuk kemi një gjykatë kompetente të përzgjedhur me ligj dhe kemi një gjykatë, e cila nuk ka pasur si qëllim realizimin e drejtësisë, por ka pasur si qëllim favorizimin e hapur të këtij punonjësi policie. Dyshohet që ndikim ka pasur edhe motra e këtij shtetasi që ka qenë gjyqtare, pra kemi përzgjedhur një gjyqtar, mendoj dhe kam bindjen se nuk ka elementë të shortit, por është marrë kjo dosje privatisht nga ky gjyqtar dhe ka gjykuar dhe ka dhënë mendim në emër të Republikës. Pra kaq hapur ka vepruar Gjykata e Pogradecit me një gjyqtar që ka kaluar dhe ‘vettingun’ tashmë i quajtur dhe Sokol Ibi, saqë e ka trajtuar gjykatën si një institucion privat të tij dhe jo si një institucion ku realizohet drejtësi.

Si një institucion që favorizohet për të bërë qoka vëllezërve të gjyqtarëve dhe kolegëve të tij. Pikëpyetjet më të mëdha janë se si është përzgjedhur kjo gjykatë për të dhënë vendimet. Unë dyshoj se e gjithë praktika dhe gjyqtari ka qenë gjyqtari Sokol Ibi që ushtron detyrën dhe profesionin e tij në Gjykatën e Apelit. Por, ajo që ka qenë pikëpyetje është se gjykata duhet të konstatonte se nuk ishte kompetente në lidhje me gjykimin e kësaj çështjeje. Gjykatë kompetente është ajo gjykatë ku ka selinë i paditur dhe i padituri e ka selinë në qytetin e Tiranës, por çuditërisht është përzgjedhur Gjykata e Pogradecit. Këto janë dyshime për korrupsion ”, tha avokati Arben Llangozi.

Pasi ky rast u bë publik në emisionin “Stop” vëllai i gjyqtares Pajtime Fetahu, Arben Kotollaku ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit duke i paraprirë vendimit që do të merrte Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për ta përjashtuar përfundimisht këtë punonjës nga radhët e Policisë së Shtetit.



Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Para
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

Rubio takohet me homologun maqedonas

Rubio takohet me homologun maqedonas

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha...
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com