Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish këtë të premte në SPAK. Ai ka qëndruar vetëm pak minuta, ndërsa është parë të futet me një dokument në dorë.
Një ditë më parë ai për rreth 4 orë është marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij Xoxa.
Për media, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj tha se ishte paraqitur vullnetarisht për të bashkëpunuar për sqarimin e hetimeve.