Një 24 vjeçar nga Laçi është arrestuar në flagrancë në plazhin e Velipojës pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike nëpër lokalet buzë detit.
I arrestuar është identifikuar si A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.