Politikë

Veliaj:Kush thotë se s’jam si të ardhurit,fyen këdo që e ka kthyer Kamzën histori suksesi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:17 - 08/11/22 |
Opi Nion

Në një takim të zhvilluar këtë të martë në Bashkinë e Kamzës,  kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ironizoi kandidatët e PD të Bashkisë Tiranë, teksa tha se një nga mënyrat me të cilën ata po tregojnë se po kandidojnë është duke thënë se unë nuk jam i ardhur, jam vendali.

Sipas tij, Kamza është histori e suksesit të atyre që erdhën nga hiçi për ta kthyer Kamzën në një nga nga zonat më dinamike.

“E di që ka shumë diskutime sot sepse kur afrojnë muajt e fushatës fillon dhe helmohet situata. Një nga mënyrat për të treguar se po kandidojnë [kandidatët e PD] është duke thënë se unë nuk jam i ardhur, jam vendali. Është shumë e trishtë që e bëjmë ende këtë debat. Kjo që shohim këtu, pallate, kopësht, shkollë, rrugë, nuk ishte këtu më përpara. U bë nga njerëz që kanë ardhur. Kamza është histori e suksesit të atyre që erdhën nga hiçi për ta kthyer Kamzën në një nga qytetet që, po të bëj një renditje të qyteteve, do të ishte një nga qytetet e dyta të Shqipërisë. Ndaj, kujtdo që sot në vitin 2022 thotë që unë nuk jam si ata të ardhurit, fyen ata që e kanë kthyer këtë hapësirë në një nga zonat më dinamike, si histori suksesi,” u shpreh Veliaj.

“Për të gjithë ata që thonë se ka ende shumë për të bërë, të gjithë jemi dakord, nuk ndahemi të majtë dhe të djathtë, të gjithë themi se ka shumë për të bërë, kur e kemi filluar me logjikën e një familjeje të madhe që në fillim rregullon fëmijët dhe pastaj pjesën tjetër unë besoj se jemi në rrugë të mbarë,” shtoi ai.

Ky është një moment i vështirë për shkak të luftës dhe pasojave të saj theksoi Veliaj.

“Siç ishte tërmeti, pandemia, edhe ky është një moment i vështirë, me këtë inflacion të mallkuar të një lufte që ndodh diku larg, por që sjell pasojat këtu dhe unë besoj se nëse mësuam një gjë nga tërmeti e pandemia, është që nuk është e rëndësishme sa shpejt rrëzohemi, se atë nuk e kemi në dorë. E rëndësishme është sa fort dhe sa shpejt ngrihemi. Kur shoh sa shpejt, fort dhe bashkë, e me dashuri jemi ngritur këtu në Kamzë, është vërtet një bekim i madh,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Pas