Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj:I dhamë fund tymit kanceroz të Sharrës,shërbimi më i lirë se projekti Berisha-Meta

2023/04/02 at 2:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj:I dhamë fund tymit kanceroz të Sharrës,shërbimi më i lirë se projekti Berisha-Meta

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në videomesazhine kësaj jave,  tha se Bashkia e Tiranës ka shpëtuar nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës bën mbledhjen e mbetjeve, pastrimin e qytetit, dhe transportimin e mbetjeve në impiantin e trajtimit të tyre në Sharrë.

“Aty ato peshohen dhe ne paguajmë shërbimin për çdo ton të plehrave që ka prodhuar qyteti, sipas kontratës. Ky shërbim, pra jo investimi, ne paguajmë shërbimin, paguhet me çmimin më të ulët në Europë sot dhe me një çmim më të ulët se propozimi i një projekti që e kishim në këtë zyrë vetëm për depozitim mbetjesh. Ishte projekti i administratës së vjetër, i asaj që quhet koalicioni i PD-së dhe LSI-në deri në 2015-ën. Ata kishin lënë një propozim që, për të njëjtin trajtim, bashkia faturohej 37 Euro/ton mbetje. Sot, të njëjtën gjë, Bashkia e Tiranës e bën me 2/3 e asaj vlere. Duhet ta theksoj se për qytetin ky është një projekt jetik dhe i domosdoshëm, që i dha fund tymit të djegies së plehrave dhe kancerit që vinte nga Sharra, një imazh i shëmtuar si ato vendet e botës së tretë, ku hynte e dilte kushdo për të rrëmuar plehra pa kontroll, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën. Ai realitet i zymtë, që i ngjante një zone lufte, me atë renë e zezë veshtullore të kancerit në Tiranë, sot nuk ekziston më, i takon të kaluarës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se qytetarëve të Tiranës u intereson vetëm nëse Tirana është më e pastër seç ishte.

“Sot qytetarëve të Tiranës u intereson vetëm një gjë, a është Tirana më e pastër seç ishte dhe a paguajnë më pak se sa me planin e Ilir Metës dhe Sali Berishës? Përgjigjja për të dy këto pyetje, edhe nga kritikët më të mëdhenj, është PO, sepse provohet që qyteti është më i pastër dhe provohet që paguajmë më pak sesa ai propozimi i mëparshëm, për të cilin sot vajtojnë ata që e menaxhonin Tiranën dhe e lanë zhul. Por, si në çdo çështje tjetër nuk duhet të përziejmë problematikat e procesit me qëllimin e procesit. Kur ka një aksident në rrugë, ne nuk ndalojmë së bëri autostrada, kur një edukatore problematike, nuk i mbyllim kopshtet, kur një mjek abuzon, nuk e mbyllim spitalin. Ne adresojmë njeriun që është problem apo procedurën problem, por nuk mbyllim të gjithë procesin vetëm sepse kemi një anomaly”, tha Veliaj.

Më tej, ai u shpreh se pastrimi i qytetit është një mision i përditshëm, që kërkon vazhdimisht përmirësime, risi dhe inovacion.

“Ambicia jonë është të zëvendësojmë të gjithë kazanët aktualë me kazanët modernë, që kemi filluar të vendosim në zonën e Eco-Tiranës, në formë kambane, një model që ka rezultuar më higjenik dhe më efektiv për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave dhe qartazi me shumë kapacitet. Jemi duke realizuar po ashtu grumbullimin derë më derë të mbetjeve tek biznesi, pa pasur nevojë që ato të shkojnë te kazanët e familjarëve. Këtë model të pastërtisë duam të vazhdojmë ta përmirësojmë, duke e shtrirë në të gjithë zonat e Tiranës, me po të njëjtin standard, duke filluar nga qendra deri tek cepi më i lartë në kufijtë e territorit të Tiranës metropolitane”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Etiketa: mbetjeSharraVeliaj

Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
SPAK kërkon ekstradimin e Mirel Mërtirit

SPAK kërkon ekstradimin e Mirel Mërtirit

“Historia jonë s’mund të rishkruhet”, marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

“Historia jonë s'mund të rishkruhet”, marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Darka private ku veshjet nuk lejohen, gratë shfaqen nudo

Darka private ku veshjet nuk lejohen, gratë shfaqen nudo

TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com