-U tha në Opinion

Veliaj:Do garoj për një mandat të 3-të për drejtimin e Bashkisë së Tiranës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 08/04/21 |
Opi Nion

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi në emisionin “Opinion” se do të garojë për një mandatë të tretë për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

Veliaj tha se Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama, ndërsa mohoi se në të ardhmen mund të jetë zëvendësuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste.

“Unë jam një avokat i faktit që Shqipërisë i duhet një lider si Edi Rama. Unë pas dy vitesh, dhëntë zoti të kemi bekimin e këtij qyteti, do të garoj për mandatin e tretë si kryetar Bashkie i Tiranës. Kjo është dashuria e jetës sime, ky është obsesioni që çohem në mëngjes. E di që duhet të bëj punë të vështirë, ca njërëz mërziten e ca gëzohen por rëndësi ka të marr  vendime të drejta. Me Edi Ramën kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që bashkëpunoj.”-tha Veliaj./Opinion.al

Pas