Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Zona e Lumit të Tiranës si përrallë nga e kaluara, s’ka më përmbytje

2023/01/31 at 6:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: Zona e Lumit të Tiranës si përrallë nga e kaluara, s’ka më përmbytje

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe përfaqësues të disa prej bizneseve të kryeqytetit, mbollën sot pemë në zonën e Lumit të Tiranës.


Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se kjo zonë duket si një përrallë nga e kaluara pasi dikur përmbytej ndërsa sot është kthyer në një hapësirë të mbushur me investime në shkolla të reja dhe rrugë të reja.

“Tani duket si përrallë nga e kaluara sepse nuk ka më përmbytje. Autostrada po merr shtrat në anën tjetër, në zonën e Paskuqanit, por kemi një urë të madhe dhe po përgatisim edhe katër të tjera. Nga dallimi dhe kufizimi klasik i Tiranës me vijën e verdhë, sot kufizimi i Tiranës po bëhet gjithmonë e më shumë natyror. Po rindërtojmë për tërmetin, kurse sipërmarrjet private, 3-4 shtëpi të ndërtuara ndoshta në mënyrë primitive, janë bashkuar për të bërë një pallat që akomodon ata banorë që kanë pasur tokat, por sigurisht akomodon edhe banorë të rinj. Një zonë që nuk përmbytet, që ka kanalizim, që ka shkolla të reja si “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi”, të cilat sapo i hapëm, bëhet një zonë tërheqëse edhe për biznesin. Për sa kohë që ka infrastrukturë, çerdhe, kopësht, shkollë, nuk ka asnjë arsye pse Tirana të mos jetë një histori suksesi në qendër dhe në periferi”, tha Veliaj.

Ai falenderoi bizneset që u bënë pjesë e kësaj fushate dhe ftoi edhe bizneset e tjera që të japin shembullin e tyre, duke theksuar se Tirana është qyteti i të gjithëve.

“Ky është qyteti i të gjithëve. Secili prej nesh e ka një histori, ose të brezit të parë, ose të brezit të dytë, të ardhur në Tiranë. Për sa kohë Tirana ka prodhuar sukses sepse i ka hapur dyert për të gjithë, atëherë edhe urat dhe lumi mes nesh dhe Kamzës nuk duhet të jetë aty për të na ndarë, por për të na bashkuar dhe për t’u siguruar që ekonomia zhvillohet me të njëjtin ritëm, si këtu, si në anën tjetër të lumit. Te gjurma ku jemi, me mbjelljet që po bëjmë sot, me qindra pemë në çdo aksion, sidomos nga tani deri në prill, kur kemi hapësirën për të mbjellë, na krijohet një shans fantastik për të formuar atë që quhet park linear. Për banorët që janë këtu do kemi hapësirë të gjelbërt. Kur Tirana ecën mirë, jemi mirë të gjithë, kur Tirana çalon, atëherë të gjithë paguajmë çmimin. Tirana po kalon ditët e saj më të mira, por siç thamë, më e mira është përpara”, u shpreh Veliaj.

Edhe drejtuesit e bizneseve ftuan biznese të tjera që të dhurojnë pemë për kryeqytetin.

Drejtori i Klinikës “Keit”, Skerdi Faria u shpreh: “Unë jam i mendimit që nuk ka kompani të shëndosha nëse nuk ka një qytet të shëndoshë, nëse nuk ka njerëz të shëndoshë. Të gjithë bashkëjetojmë në një komunitet dhe kemi detyrimin tonë, dikush mos të hedhë një letër në tokë dhe dikush që ka ca mundësi të tjera të mbjellë një pemë për ta gjelbëruar këtë qytet, për të dhënë më shumë oksigjen për veten tonë dhe për fëmijët tanë.”

Legjenda e basketbollit shqiptar, Gazmend Çaçi tha se ndihet mirë kur sheh që Bashkia e Tiranës i kushton kaq shumë rëndësi edhe gjelbërimit të kryeqytetit. “Është një kënaqësi e madhe të mbjellësh pemë, Prandaj duhet ta vazhdojmë. I ftoj të gjithë prindërit dhe fëmijët të vijnë me kënaqësi në palestrat e reja, që sa vijnë e bëhen më të mira”, tha ai.



Ju sugjerojmë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Para
Zyrtarizohet kërkesa, 28 deputetë të PD kërkojnë shkarkimin e Nikollës

Zyrtarizohet kërkesa, 28 deputetë të PD kërkojnë shkarkimin e Nikollës

E reja shqiptare shtatzënë humbi jetën në aksident, i fejuari shpërthen në lot në gjykatë

E reja shqiptare shtatzënë humbi jetën në aksident, i fejuari shpërthen në lot në gjykatë

Piktura e humbur e shekullit të 20-të që u ble 600 dollar dhe u shit 3 milionë

Piktura e humbur e shekullit të 20-të që u ble 600 dollar dhe u shit 3 milionë
















TE FUNDIT

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com