Nëpërmjet një postimit në Twitter, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vlerësuar vendimin e deputetes demokrate Rudina Hajdari për të mos lënë mandatin. Veliaj ka shpërndarë intervistën e saj për “Zërin e Amerikës”, ndërsa thotë se megjithëse Hajdari është kritike e punëve në Tiranë, ai i “heq kapelen” për vendimin që mori.
“Rudina Hajdari ka qenë një nga zërat qytetarë më kritikë të Bashkisë Tiranë , por kjo s’më pengon t’i “heq kapelen” e t’ju kërkoj të gjithëve ta lexoni të plotë këtë leksion qytetarie përtej bindjeve”, ka shkruar Veliaj.
Rudina Hajdari deklaroi publikisht se nuk do zbatojë vendimin e Partisë Demokratike për të djegur mandatet. Ajo tha se do të vazhdojë të qëndrojë në Parlament, ndërsa hodhi kritika dhe për koalicionin që PD bëri me LSI-në./Opinion.al