Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen ai President i Republikës.
Reagimi i tij ka ardhur menjëherë pas votimit të Kuvendit, ku në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan:
“Urime në detyrën tuaj të re, Z. President I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”.
Kujtojmë se më herët, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe sot u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me 78 vota pro./Opinion.al