Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj bën thirrje në këtë mesazh urimi për më shumë dashuri, më shumë punë e sipas tij të jemi më të bashkuar.
“Gëzuar Kurban Bajramin për gjithë besimtarët myslimanë! Të duhemi më shumë, urrehemi më pak! Të punojmë më shumë, të flasim më pak! Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.