Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj thirrje demokratëve: Bashkohuni me socialistët, Saliu e ka shitur lojën

2023/04/17 at 7:49 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj thirrje demokratëve: Bashkohuni me socialistët, Saliu e ka shitur lojën

Gjatë takimit me banorët në Pezë, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë një thirrje demokratëve t’i bashkohen socialistëve dhe të braktisin Sali Beishën dhe Ilir Metën.

Veliaj tha se demokratët e vërtetë nuk identifikohen me personat ‘non grata’, e as me ata që shkaktuan tragjeditë më të mëdha të këtij vendi.

“Demokratët e vërtetë nuk janë ‘non grata’. Demokratët e vërtetë nuk e kanë shkaktuar Gërdecin. Gërdeci ishte vepër e Zenit dhe e Saliut, nuk ishte e demokratëve. Një demokrat i thjeshtë i Pezës, i Ndroqit, i Vaqarrit, ka vuajtur njësoj si banorët e Gërdecit. Demokratët e vërtetë nuk vranë njerëz në 21 Janar. Mund të ketë vrarë Saliu me gardistët e tij, por jo një demokrat i vërtetë, jo një demokrat i thjeshtë i Pezës, i Ndroqit dhe Vaqarrit. Le të mos ngatërrojmë demokratët e vërtetë”, tha ai.

Ata që janë demokratë të vërtetë, tha Veliaj, e kanë kuptuar se Saliu e ka shitur lojën, ndaj e braktisën në stadium në fjalimin e hapjes së fushatës.

“E di kush ishin demokratët e vërtetë? Ata që braktisën Saliun dhe e lanë të fliste vetëm në stadium me sediljet bosh. Respekt për demokratët e vërtetë, që ikën nga stadiumi, sepse edhe demokrati më i thjeshtë në Vaqarr, në Ndroq, në Pezë, e ka kuptuar se ata e kanë shitur lojën. Duan t’i falin votuesit demokratë tek Ilir Meta. Ju mund të thoni: “Hë, more kryetar tani, mos bëj politikë”. Shiheni listën e Këshillit Bashkiak. Lista e Këshillit Bashkiak është treçerek e Ilir Metës, edhe tek-tuk ndonjë emër i Saliut. Për sa kohë që edhe në fletën e votimit nuk e vënë emrin e kryetarit, loja është e shitur. Edhe ky dhëndri ynë, edhe Ilir Meta, po presin që plaku të largohet, të braktiset, siç e braktisën dje,” tha Veliaj.

Veliaj i ftoi ata të bashkohen me skuadrën socialiste.

“Një thirrje për demokratët: Mos i trajtoni kaq keq pensionistët. Nuk braktiset një pensionist vetëm në mes të stadiumit. Nuk lihet një plak 80 vjeç vetëm të humbë rrugën nëpër Tiranë. Ndaj, thirrje për gjithë demokratët: Nëse keni vendosur për ta lënë plakun vetëm, mos shkoni te Ilir Meta, ejani tek katundarët tanë, tek çunat tanë, tek ata që ju shërbejnë dhe që kanë qenë aty pa diskriminim, që dhanë shtëpitë e tërmetit dhe që ndërtuan shkollat e fëmijëve,” deklaroi Veliaj.

Ju sugjerojmë

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”
Te Fundit

Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”

30 Maj, 2025 8:14 pm
Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën
Aktualitet

Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën

30 Maj, 2025 8:03 pm
“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet për herë të parë për divorcin
Aktualitet

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet për herë të parë për divorcin

30 Maj, 2025 7:44 pm
Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon
Rajoni

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

30 Maj, 2025 7:28 pm
Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin
Bota

Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin

30 Maj, 2025 7:03 pm
OKB: E gjithë popullsia në Gaza është në rrezik nga zia e bukës
Bota

OKB: E gjithë popullsia në Gaza është në rrezik nga zia e bukës

30 Maj, 2025 6:51 pm
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Kryesore

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

30 Maj, 2025 6:37 pm
Para
Sllovakia ndalon importet e grurit ukrainas

Sllovakia ndalon importet e grurit ukrainas

Bejko:Pse familja Berisha e pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën?

“Këlliçi përfaqëson Berishën”, Bejko-qytetarëve: Më votoni mua se s’jam çiraku i askujt

“Veto ndaj njohjes së Kosovës”, Daçiç: Sanksionet kundër Rusisë dëmtojnë Serbinë

Daçiç: Nuk shkoj në Strasburg nëse iniciohet procedura për pranim të Kosovës në KE

TE FUNDIT

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
30 Maj, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë ankuar banorë të njësisë numër 9 në kompleksin e pallateve “Agi Bes Halili”. Ata...

Lexo më shumë

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
30 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur m alarmin për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar,...

Lexo më shumë

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
30 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fllakë të Durrësit. Sipas informacioneve të para...

Lexo më shumë

Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”

Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”
30 Maj, 2025

Një akt i rëndë është shënuar në Universitetin e Salentos, ku tabela përkujtimore kushtuar Ilaria Sulas, studentja shqiptare 22-vjeçare e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com