Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj te Njësia 5: Kundërshtarët politik të mos bllokojnë zhvillimin e qytetit

2022/12/13 at 1:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj te Njësia 5: Kundërshtarët politik të mos bllokojnë zhvillimin e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e Njësisë 5.


Gjatë fjalës së tij, Veliaj pati akuza ndaj opozitë duke thënë se ata që janë kundër zhvillimit të qytetit dhe kundër ndërtimeve, janë po ata që lejuan zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje kudo.

Veliaj pati dhe një thirrje për kundërshtarët politikë, duke apeluar që të reflektojnë dhe të mos bllokojë qytetin për inate politike.

Sipas krybashkiakut, vlera e pronës në Tiranë është rritur deri në tre herë më shumë.

 “Tani që ka afruar fushata, fillojnë këto muhabetet ‘kush është i ardhur, kush është vendali’. Janë muhabete pa lidhje në një qytet ku 90% e njerëzve kanë ardhur nga diku tjetër. Dhe këta që i mëshojnë kësaj, janë po ata që në vitet ’90, kur drejtonin Tiranën, lejuan në mënyrë fyese ndërtime pa kriter kudo. Hapësirat që ziheshin nuk ishin hapësirat ku dikush i kishte dalë zot, ziheshin hapësirat e përbashkëta. Pra, një sheshpushim brenda pallatit, një hapësirë e Bashkisë apo një hapësirë publike. Kur erdhëm në administratën e Bashkisë së Tiranës, ishte e gjitha e pushtuar me kioska, nga këta që thonë: ‘betoni, betoni, betoni’. Është tjetër gjë të ndërtohet hotel “Marriott” – dhe unë jam shumë krenar për atë lloj betony sepse s’mund të jemi Kryeqyteti i Rinisë dhe Qyteti i Sportit, pa pasur hotele me 5 yje, siç na u desh për Samitin e BE-së. Pra, ne duam të jemi edhe më të mirët, por mos të kemi fare infrastrukturë! Njerëzit nuk flenë nëpër lulishte! Në qoftë se duam turistë, na duhen këto hotele dhe hapësira që akomodojnë qindra e mijëra turistë. Por, ajo që më vjen keq është se s’ka pikë reflektimi nga këta që kanë administruar bashkinë në ato vite dhe shkollat i zaptuan ose me kioska, ose i bënë gati për pallate. Është e pashmangshme që do ketë pallate edhe për ata që marrin kredi të butë, do ketë pallate edhe për të pasurit, edhe për të huajt që duan të jetojnë në Tiranë. Dikush reklamonte se në zonën e hyrjes së Liqenit, nga Filologjiku, shitej apartament në pallat me 3 mijë euro m2. Nga njëra anë, ky është lajm i mirë sepse prona është rritur për të gjithë, si për të majtët, si për të djathtët – është rritur rreth 2.5-3 herë më shumë në Tiranë, se të gjithë janë pasuruar, edhe ata që i shajnë ndërtimet – por, pyetja është: A e kemi luksin që, pas orës 13:00, shkolla “Petro Nini” ose “Samiu” ta mbyllin palestrën, në një vend ku prona vlen kaq shumë? Ajo që kemi bërë është që çdo palestër e kemi lidhur me një shoqatë volejbolli ose basketbolli, ku stërbiten fëmijët pas mësimit. Përveçse u uroj sukses të gjithë atyre që do të kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, u kërkoj të edhe të reflektojnë, se për inat të parties ose për inat të tjetrit, nuk duhet t’i bllokojmë punët e qytetit. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur, janë bllokuar shumë punë vetëm për çështje politike. Kujtoj, për shembull, se sa është vonuar sheshi “Skënderbej”, sa është vonuar Pazari i Ri, sa është vonuar Kalaja, sa u vonuam te Astiri. Dikush mund të thote, ç’rëndësi ka, sepse rëndësi ka që u bë. Dakord, por humbëm tre vjet kohë. Në qoftë se një njeri jeton 100 vjet, 3 vjet janë 3% e jetës, por 3% këtu, 2% atje, 5% atje, po të ikën jeta vetëm duke penguar njëri-tjetrin. Ndaj, unë besoj se pavarësisht bindjeve që keni, ju duhet të keni një pakt mes jush, që si minimum të mos pengoni njëri-tjetrin kur dikush punon. Të mos i vini stërkëmbësha njëri-tjetrit kur dikush vrapon,”- tha Veliaj.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
“Fëmijët rekrutohen për drogë”, shefi i policisë në Britani:Shqiptarët po përdoren nga…

“Fëmijët rekrutohen për drogë”, shefi i policisë në Britani:Shqiptarët po përdoren nga...

Britania sanksionon ushtarakë rusë dhe kompani të dronëve iranianë

Britania sanksionon ushtarakë rusë dhe kompani të dronëve iranianë

Balluku-qytetarëve: Kurseni energji, e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800kWh

Balluku-qytetarëve: Kurseni energji, e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800kWh
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com