Aktualitet

Veliaj: Të ndalim kanibalizmin urban në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 26/12/20 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka folur për trafikun e makinave që krijohet në rrugët e kryeqytetit dhe ndërtimin e korsive të biçikletave.

Në një interviste për “News24”, Veliaj është shprehur se për ndërtimin e korsive të biçikletave ka pasur debate kudo në botë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët.

Krybashkiaku i Tiranës, i cili është në mandatin e tij të dytë në këtë detyrë, shprehet se në kryeqytet duhet të ndalet kanibalizmi urban.

 “Së pari ajo nuk është pronë private është korsi e bashkisë, kemi ekspertët më të mirë se këto debate, këto çështje i kanë diskutuar në vitet 60-70. E gjithë bota e civilizuar ka arritur në këtë konkluzion. Ata që lëvizin me biçikletë nuk janë një ushtri armike. Përderisa 12 % e popullsisë, ecin me biçikletë dhe 20 janë me makinë dhe pjesa tjetër me këmbë. S’mund ta mbash mirë me një 20 % që bën bullizëm. Do duhet të respektosh dhe atë që është më i ‘dobët’ se është me biçikletë. Ndaj e kemi zgjedhur tek zona tek parku Rinia apo tek Stadiumi Dinamo. Vërtet taksat nuk janë rritur, por taksa paguan dhe ai që ecën në këmbë dhe ai me biçikletë. Atje ku është vendosur korsia e biçikletave nuk kalonte makina, aty stacionoheshin makina vetëm. Ajo që them gjithmonë është se do duhet ta ndalojmë këtë kanibalizmin urban. Dikush që po udhëton me biçikletë pa dashje i ka hequr veten e vet dhe kutinë metalike 3 tonëshe nga trafiku. Fakti që sot janë trefishuar shitja e biçikletave është gjë e mirë. Ndaj duhet të adaptojmë qytetin tonë.”,-pohoi Veliaj./ Opinion.al

Pas