Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj te lagjia e re në Kombinat: Këtë vit strehojmë familjet e para

2022/06/22 at 2:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj te lagjia e re në Kombinat: Këtë vit strehojmë familjet e para

Po përfundon rindërtimi i lagjjes së re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019.


Pas zhbllokimit të procesit nga disa çështje gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, teksa po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate, po ashtu edhe infrastruktura ndihmëse për 21 mijë banorët e rinj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se procesi i rindërtimit po ecën shpejt, për të kapur kohën e humbur si pasojë e bllokimeve. “Nuk do reshtim asnjë ditë të verës! Do të punojmë për të kapur kohën e humbur. Kur them të kapim kohën e humbur fjala është se, siç ndodhi te Astiri dhe “5 Maji”, edhe këtu në Kombinat patëm mbi 20 gjyqe e bllokime të frymëzuara kryesisht nga parti politike që për vete jetojnë në Lalz, por ama, janë të gatshëm t’i fusin njerëzit në sherre mes tyre, të mbjellin pasiguri, të mbjellin lajme të rreme e të nxisin njerëzit për gjyqe të pafundme. I kemi fituar të gjitha gjyqet! Siç e patë, është liruar i gjithë territori i zonës së Kombinatit dhe kemi filluar me themelet e reja. Në disa pjesë kemi ecur dhe do jemi gati të strehojmë familjet e para që këtë vit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se bonusi i qirasë për familjet e prekura, do të vijojë deri në marrjen e çelësave të banesave të reja. “Ne do ta vazhdojmë ta japim bonusin e qirasë derisa të jenë gati të gjitha apartamentet dhe banorët të marrin çelësat në dorë. Fakti që të gjitha godinat kanë kopshte të brendshme, kënde lojërash, hapësira të gjelbra është një lajm fantastik. Këtu do të kenë një parking nëntokësor, për të garantuar parking për secilin apartament dhe secilën familje, sigurisht pastaj edhe zonën e shërbimit. Do ndërtojmë një komunitet me më shumë cilësi dhe sigurisht, me më shumë siguri”, shtoi ai.

Veliaj u bëri thirrje partive politike të mos luajnë me jetët e njerëzve. Ai nënvizoi se koha ka treguar se ato forca që kanë tentuar të bllokojnë punët e qytetit, jo vetëm nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje, por mandej kanë degraduar. “Jeta e njeriut është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Kur partitë politike, që vetë banojnë në Lalz, u thonë qytetarëve: ‘Rrini, mos lëvizni nga ndërtesat e dëmtuara’, – të cilat siç e pamë, ranë lehtësisht me një të goditur – duan të marrin njerëzit në qafë. U kërkoj të gjitha partive politike, së pari: Asnjë njeri nuk ka fituar vota duke  bllokuar – as këndin e lodrave te Liqeni, as sheshin “Skënderbej”, as Pazarin e Ri, as “5 Majin”. Së dyti, jo vetëm që nuk fiton vota, por përkundrazi, partitë që nxisin këtë urrejtje mes njëri-tjetrit dhe bllokojnë punët publike, degradojnë gjithnjë e më shumë. Këshilla ime është: na lini të punojmë!”, theksoi kreu i Bashkisë.

Veliaj deklaroi se nuk mund të bëhet politikë me jetët e humbura. “Nëse nuk do të ishim vonuar as te “Shqiponja”, as te “Astiri” dhe në shumë prej projekteve tona, Tirana do të ishte bërë lule sot. Është shumë herë më e mirë seç ka qenë, po mund të jetë edhe më e mirë nëse kapim ritmin dhe nuk i vëmë stërkëmbësha e thika pas shpine njëri-tjetrit. Nuk bëhet politikë me jetën e njerëzve, as me mirëqenien e tyre. Duhet të ketë vetëm një politikë: ajo që bashkëpunon me komunitetin dhe bashkinë për të ecur përpara”, nënvizoi kryebashkiaku.

Puna me rindërtimin po vijon edhe në zonat rurale. Veliaj siguroi se brenda këtij viti historia e rindërtimit aty do të mbyllet. “Kemi ecur shumë më mirë në zonat e tjera rurale. Kur ke një fushë të madhe, në pronësi të shtetit, sigurisht puna ecën më shpejt. Kur ke një molepsje të politikës me zaptimin, me pronat, me gjykata, sigurisht që puna ecën më ngadalë. Ne do të përurojmë shumë shpejt shtëpitë e reja në fshatin e ri në Zall-Herr, për të vijuar më pas me Pezën dhe Baldushkun”, shtoi ai.

Kombinati do të jetë një pol i ri në kryeqytet, jo vetëm me banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Të gjitha apartamentet janë bashkëkohore, të gërshetuara sheshe urbane, objekte arsimore, që rrisin cilësinë e jetës në këtë lagje të re.



Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tritol biznesit në Kuçovë

4 Nëntor, 2025 9:18 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
Bota

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

4 Nëntor, 2025 9:16 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Para
Ministri francez: Ukraina nuk do të marrë leje VIP për t’u anëtarësuar në BE

Ministri francez: Ukraina nuk do të marrë leje VIP për t'u anëtarësuar në BE

Gjendet trupi i 13-vjeçares që u mbyt në Bunë

56-vjeçares i gjenden sendet në anë të lumit, polumbarët e RENEA-s nisin kërkimet

Braçe në protestë me fermerët: Qeveria t’u thotë stop pikave të grumbullimit

Braçe në protestë me fermerët: Qeveria t'u thotë stop pikave të grumbullimit
















TE FUNDIT

Tritol biznesit në Kuçovë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Nëntor, 2025

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka shpërthyer një sasi...

Lexo më shumë

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm disa pamje nga kantieri i punës në hyrje të qytetit...

Lexo më shumë

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
4 Nëntor, 2025

Kim Yong Nam, një nga figurat më jetëgjata dhe më të rëndësishme të elitës politike të Koresë së Veriut, ka...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
4 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com