Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj takime me senatorë dhe kongresmenë në SHBA: Kompanitë të investojnë në Tiranë

2022/09/16 at 8:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj takime me senatorë dhe kongresmenë në SHBA: Kompanitë të investojnë në Tiranë

Në ditën e dytë të vizitës në Uashington, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në Capitol Hill nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer.

Kryebashkiaku tha se Schummer është një ndihmues i madh i Shqipërisë, por sidomos të komunitetit shqiptar që jeton në Nju Jork.

Gjithashtu, Veliaj u takua edhe me kongresmenët Robert Aderholt, John Moolenaar, Tom McClintock, si dhe me anëtarët e Kongresit, Brad Sherman, si dhe David Price, të cilëve u dhuroi edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.

“Shumë i nderuar që takova kryetarin e shumicës në Senatin Amerikan, senatorin Schummer në Capitol Hill. Ai meriton numrin 10 për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe më gjerë. Jemi krenarë që e kemi mik të mirë dhe aleat. Kanë qenë ditë intensive në Uashington, një mundësi e shkëlqyer për të treguar modernizimin e Tiranës, se si qyteti ynë sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por përpara 30 vitesh, kur James Becker erdhi në sheshin “Skëndërbej”, ishte një nga qytetet më të varfra dhe më të izoluara. Kemi dëgjuar fjalët më të mira për qeverinë e Edi Ramës, për mënyrën se si Shqipëria, jo vetëm një aleate besnike, por shumë e zhdërvjellët edhe në menaxhimin e Këshillit të Sigurimit, por edhe për rolin e saj konsolidues, ndërtues dhe pozitiv në rajonin tonë. Jam shumë krenar që Tirana, pavarësisht sfidave që ka pasur, sot ka një reputacion tjetër. Jam shumë krenar që, nga të dyja anët e politikës, edhe nga republikanët, edhe nga demokratët, vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e qeverisë dhe për të gjithë frymën konstruktive të shqiptarëve kudo që ata shërbejnë, kudo që ata kontribuojnë në rajon, është i jashtëzakonshëm,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ndihet krenar edhe për imazhin e komunitetit shqiptar në SHBA.

“Jam krenar edhe për imazhin fantastik që komuniteti shqiptar ka në SHBA, jo vetëm këtu në Uashington, që është qendra e pushtetit, po kudo ku ata jetojnë: në Nju Jork, në Boston, në Detroit, në Çikago, ku janë edhe epiqendrat kryesore të shqiptarëve. Është lajm i jashtëzakonshëm fakti që, për shqiptarët flitet mirë, si njerëz të punës, besnikë, që e respektojnë ligjin, dhe që më në fund sot janë edhe ekonomikisht më të ngritur për të investuar në Shqipëri, për t’u kthyer dhe për të parë mundësi se si mund të hapin biznese në vendin e tyre. Shumë prej kongresmenëve dhe senatorëve që kanë pasur të bëjnë me shqiptarë, sot janë në një fazë ku po i inkurajojnë ata të shikojnë mbrapa, nga Shqipëria dhe Kosova, për të parë mundësi investimi dhe për t’u siguruar që ky raport special që kemi me Amerikën nuk është vetëm në nivelin politik, apo në nivelin ushtarak dhe diplomatik, por është edhe një nivel më i ngritur ekonomik,” theksoi ai.

Veliaj tha sa gjatë kësaj vizite ka parë një interes të kompanive amerikane për të investuar në Tiranë, ku po krijohet Zona e Lirë Ekonomike, dhe ftoi këdo investitor ta shfrytëzojë si mundësi.

“Sot jam shumë entuziast edhe për disa kompani amerikane, që po konsiderojnë transferimin e tyre në Tiranë. Tirana ka një leje nga qeveria shqiptare për të operuar një zonë të lirë ekonomike në Kashar. Jemi duke parë disa mundësi të jashtëzakonshme me disa sipërmarrje amerikane që mund të shfrytëzojnë Tiranën edhe për këtë aktivitet ekonomik. Nëse marrëdhënis speciale që kemi me shqiptarët që jetojnë këtu, si një urë kulturore mes dy vendeve, apo raporti special që kemi në fushën e diplomacisë apo me angazhimet tona ushtarake në NATO, i shtojmë edhe një karakter të fortë ekonomik, atëherë ditët tona më të mira i kemi përpara,” u shpreh kreu i Bashkisë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Para
Dështon atentati me snajper në Durrës, detajet e para

57-vjeçari kërcënon me gërshërë efektivin e policisë

Putin: Do vazhdojë sulmi në Ukrainë, kemi dërguar vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar

Putin: Do vazhdojë sulmi në Ukrainë, kemi dërguar vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar

Çfarë nuk duhet të bëni gjatë seksit

Çfarë nuk duhet të bëni gjatë seksit

TE FUNDIT

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
31 Janar, 2026

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
31 Janar, 2026

Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com