Edhe pse zgjedhjet lokale janë disa muaj larg, partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës, jo duke prezantuar programe, por duke sulmuar kundërshtarin politik.
Ashtu si kandidati i PD, Belind Këlliçi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar këtë të fundit të cilin e cilëson “Luli” i dytë në duar te kryetarit të PD, Sali Berisha dhe kryetarit të PL, Ilir Meta.
Në intervistën për “Klan News”, Veliaj theksoi se patur akuza edhe për Berishën dhe Metën.
“Nuk ka rëndësi si quhet Luli i radhës, këtu pyetja është: Kush janë mjeshtrit e kukullave, që drejtojën Lulin e radhës? Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk kemi asnjë iluzion për këtë. Këtu bëhet fjalë për një ish-Sekretar Partie të Partisë së Punës dhe për një spiun të Sigurimit. Këta të dy i kanë hesapet me të kaluarën, kurse sfida e Tiranës është për të ardhmen. Sot nuk do t’ja dijë njeri për hallet e tyre në komunizëm apo me Sigurimin e Shtetit. Sot çunat dhe gocat e Tiranës merren me metaverse, janë të gjithë duke punuar në blockchain, janë duke u marrë me teknologji informacioni, duke koduar në TUMO, duke u shqetësuar për ato që janë punët e të ardhmes. Unë besoj se kjo është një betejë për të ardhmen kundër një skuadre që ka sjellë një tjetër Lul për ta kthyer historinë mbrapa dhe për të sqaruar hallet e tyre të viteve 80-90”,-tha Veliaj.