Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: S’kemi dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture

2023/02/05 at 12:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: S’kemi dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në një video-mesazh ka folur për identitetin historik të Tiranës dhe mënyrën se si ky identitet është ruajtur.


Ai shprehet se përqasja e Bashkisë së Tiranës ka qenë e trefishtë. “Ne duam të ruajmë Identitetin Historik, duke konservuar ndërtesa dhe hapësira të rëndësishme; t’i japim jetë ndërtesave dhe hapësirave historike, dhe e treta, të investojmë në krijimin e një Tirane për të ardhmen, duke ndërtuar hapësira, por edhe ndërtesa bashkëkohore për 100 vitet e dyta të Tiranës Kryeqytet”, shprehet ai në videomesazh.

Veliaj sqaron se në tetë vitet e fundit në Tiranë nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente kulture, duke hedhur poshtë çdo akuzë të opozitës mbi këtë çështje.

“Kushdo që thotë të kundërtën, nuk thotë të vërtetën, madje gënjen. Çfarë është vlerë për qytetin, do të mbetet vlerë për qytetin dhe asnjë ndërtim nuk është bërë në një monument kulture. Çfarë ka vlerë është ruajtur, është restauruar, i është rikthyer publikut dhe qytetarëve, në funksion edhe të zhvillimit turistik, edhe të ekonomisë lokale,” thotë ai.

Nga ana tjetër, sipas tij, identiteti i një qyteti nuk mund të jetë një imazh nostalgjik, i ngrirë në kohë, që këqyret nga jashtë si të jetë një vitrinë, apo një muze. “Ne s’mund të zgjedhim që do e ruajmë të ngrirë Tiranën e viteve ’20, kur u shpall Kryeqytet e kur këtu jetonin vetëm 20 mijë banorë, apo edhe atë të pasluftës, apo atë të viteve ‘70, apo Tiranën e viteve ’90, ku banonin 190 mijë vetë, dhe as ketë të sotmen, me 1 milion banorë, nuk e ruajmë dot të pandryshuar”, sqaron ai.

Si shembull konkret të ruajtjes së vlerave dhe identitetit historik të Tiranës, Veliaj solli godinën e Sarajeve të Toptanëve, kujdesin për Kullën e Sahatit, Pazarin e Ri, Kalanë e Tiranës etj. “Përqasja jonë për konservim është mishëruar në sjelljen tonë me ndërtesën e ‘Sarajeve’, të cilën e shpëtuam kur donin ta digjnin për ta bërë pallat dhe po e kthejmë në një hapësirë muzeale, për të cilën kemi nisur punën për ta restauruar dhe hapur për publikun, si Muze Etnografik i qytetit. Po ashtu bëmë edhe me pallatin e Maks Velos, ku janë edhe shtëpitë e dy shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, të cilat sot janë kthyer në pole turistike, si muze të qytetit. Kulla e Sahatit është një tjetër xhevahir identifikues i Tiranës. Prandaj, vetëm pak orë pasi kemi hyrë në këtë zyrë në 2015-ën, puna e parë që bëmë ishte rregullimi i orës, që i kishte ngecur për 4 vite, nga ata që sot bërtasin për identitetin, por nuk e kishin fare problem që Sahatit i kishte ngelur ora, edhe qytetit gjithashtu,” u shpreh ai.

Veliaj u ktheu përgjigje edhe atyre që kritikojnë ndërtimin e kullave në Tiranë. “Jo pak njerëz thonë se sfondi i Sahatit po shkatërrohet nga kullat që ndërtohen pas tij. Përgjigjja ime është e thjeshtë: për 30 vjet sfondi i Sahatit ishte “Torre Drini”, një kullë pa asnjë vlerë estetike dhe arkitekturore, ndërtim tipik barez i Italisë së Jugut. Jam gati të vë bast se sfondi i ri, i një hoteli me 5 yje, duke ruajtur dizajnin karakteristik, do të jetë shumë më dinjitoz mbas Sahatit, seç ishte “Torre Drini”. Xhamia e Et’hem Beut u restaurua dhe iu rikthye zemrës së Tiranës me një imazh super dinjitoz. Më kujtohet ende histeria dhe paniku që u krijua nga gjithologët, që thoshin po bie minareja, dhe ngatërronin silikonin e çatisë provizore me vetë minaren dhe dëmtimin e saj që nuk ndodhi kurrë,” nënvizoi kreu i Bashkisë.

 



Ju sugjerojmë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
Para
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari

Të shpallur në kërkim për trafikim e shitje droge, arrestohen në Rinas dy shqiptarët

“Ndihem i braktisur. A është e drejtë të lyp dashuri?”Zbardhen bisedat e Messina Denaros

“Ndihem i braktisur. A është e drejtë të lyp dashuri?"Zbardhen bisedat e Messina Denaros

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë
















TE FUNDIT

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
1 Nëntor, 2025

Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme që sjelllin mot të kthjellët në të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com