Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj shtron drekë për njerëzit në nevojë: Ka edhe politikanë që mbjellin sherr

2022/07/09 at 2:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj shtron drekë për njerëzit në nevojë: Ka edhe politikanë që mbjellin sherr

Me rastin e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta. Kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi besimtarët myslimanë, duke shërbyer drekën në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në zonën e Bregut të Lumit.

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të qëndrojë pranë njerëzve në nevojë, duke hapur qendra të reja komunitare. “Kemi ndërtuar një qendër fantastike në Kombinat, do të shtojmë një në Laprakë dhe në secilën prej lagjeve të reja që po ndërtojmë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti. Në qoftë se nga fatkeqësia dalim më të mirë seç ishim, do të thotë se fatkeqësinë e kemi kthyer në një mundësi”, shtoi ai.

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te procesi i rindërtimit, teksa në lagjen e re “5 Maji” familjet e para po hyjnë në banesat e reja.

“Mezi pres të kthehemi në këtë lagje gjithmonë e më shumë të rindërtuar, gjithmonë e më shumë të bukur e të sistemuar. Më vjen mirë që familjet e para kanë hyrë te lagjja e re te “5 maji”, do të vazhdojmë edhe me familjet e tjera”, tha ai.

Veliaj siguroi se edhe familjet që preken nga procesi i rindërtimit, do të kompensohen 100 përqind.

“Edhe për ata që i kishin ndërtuar shtëpitë më herët, do të përfitojnë po aq metra katrorë sa kishin. Duam të sigurohemi që asnjë nuk del i humbur nga përpjekja për të rindërtuar pas tërmetit. Por, do shumë durim dhe shumë besim. Në qoftë se dyshojmë te njëri-tjetri, nëse për çdo gjë vëmë në pikëpyetje njëri-tjetrin, atëherë jemi shoqëri pa besim. E di që ka edhe politikanë që mbjellin sherr, helm dhe ndasi mes nesh – që thonë shtëpitë s’do bëhen kurrë apo shkolla “Sami Frashëri” do ndërtohet në Paskuqan – por këto janë gënjeshtra me bisht. Po të kemi besim te njëri-tjetri, po të ndihmojmë dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin, mund të bëjmë dhe do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, nënvizoi Veliaj.

Gjatë ditës, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të ndryshme për solidaritet me grupet në nevojë.

Ju sugjerojmë

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës
Bota

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës

11 Qershor, 2025 9:07 pm
“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë
Politikë

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë

11 Qershor, 2025 8:53 pm
Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit

11 Qershor, 2025 8:27 pm
Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!
Aktualitet

Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!

11 Qershor, 2025 8:12 pm
Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku
Politikë

Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku

11 Qershor, 2025 7:30 pm
Sezoni turistik ka nisur, probleme në furnizimin me ujë në Vlorë
Aktualitet

Sezoni turistik ka nisur, probleme në furnizimin me ujë në Vlorë

11 Qershor, 2025 7:18 pm
Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!
Kryesore

Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

11 Qershor, 2025 7:16 pm
Kërkesa e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër, KAS jep vendimin
Politikë

Kërkesa e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër, KAS jep vendimin

11 Qershor, 2025 7:03 pm
Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria Tiranë nis hetimet
Kronikë

Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria Tiranë nis hetimet

11 Qershor, 2025 6:58 pm
Los Anxhelos mes orës policore dhe protesta kundër dëbimit të imigrantëve
Bota

Los Anxhelos mes orës policore dhe protesta kundër dëbimit të imigrantëve

11 Qershor, 2025 6:48 pm
Para
Klevis Balliu bëhet baba për herë të parë, publikon foton me të birin

Balliu: Berishën e shoh kryeministër, duhet një njeri që di çfarë bën

Shefi i policisë: Marr përgjegjësinë për vrasjen e ish-Kryeministrit

Shefi i policisë: Marr përgjegjësinë për vrasjen e ish-Kryeministrit

Borrell dhe Blinken për integrimin e Shqipërisë dhe RMV: Çelës i qëndrueshmërisë

Borrell dhe Blinken për integrimin e Shqipërisë dhe RMV: Çelës i qëndrueshmërisë

TE FUNDIT

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës
11 Qershor, 2025

Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Arthur A., autor i masakrës që tronditi Austrinë një ditë më parë, kur ai vrau dhjetë...

Lexo më shumë

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë
11 Qershor, 2025

“Turistët e kanë pushtuar qytetin që në muajin prill”, kështu deklaroi për Klan News, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha. Duke qenë...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit
11 Qershor, 2025

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën, gjatë një sulmi ajror izraelit në një...

Lexo më shumë

Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!

Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!
11 Qershor, 2025

Në një lidhje Skype për Klan News, kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha foli për problematikën për furnizim me ujë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com