Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” në Preshevë

2023/01/20 at 7:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” në Preshevë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu.

Gjatë ceremonisë, Veliaj ka shprehur mirënjohje për titullin, teksa siguroi forcimin e më tejshëm të marrëdhënieve me Preshevën.

“E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Nga nesër do të zgjohem çdo ditë duke thënë jo vetëm çfarë do të bëj për Tiranën, ku jam zgjedhur të drejtoj, por se çfarë do të bëj edhe për Preshevën, qytetin që më ka nderuar si qytetarin më të ri të saj. Ju falenderoj nga zemra! E vlerësoj jashtë mase. Më keni prekur shumë! Ju dua shumë dhe do të vazhdoj të jem miku juaj, mbështetësi juaj dhe të ruaj një dashuri të madhe për Preshevën” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në arsimimin e fëmijëve në Luginën e Preshevës.

“Ne do të financojmë shkollën ‘Dituria’, sepse është një kërkesë për arsim, për dije, në një shkollë shqipe që është themeluar në 1920-ën, pikërisht në vitin kur Tirana u shpall Kryeqytet. Ndaj, do të ishte nder për Këshillin tonë Bashkiak që, këtë kërkesë të kryetarit të Komunës së Preshevës, ta miratojmë dhe të sigurohemi që shkolla ‘Dituria’ të rikonstruktohet dhe të kthehet në një bazë të dijes,” theksoi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh se kryebashkiaku përfaqëson një model të ri të ideve të udhëheqjes dhe të lidershipit për t’u marë shëmbull veçanërisht në komunën e Preshevës.

“Erioni përfaqëson një model të ri të ideve të udhëheqjes dhe të lidershipit, që është një shembull për të gjithë të rinjtë kudo ku ata janë, veçanërisht në komunën e Preshevës. Qytetarët e Luginës së Preshevës të nderojnë ty sot, Erion, nderojnë Bashkinë e Tiranës, e nderojnë shtetin shqiptar dhe e bëjnë me respekt të plotë, me nder të madh, por ama edhe me shumë dashuri,” u shpreh Arifi.

Ai kujtoi edhe kontributin e veçantë të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e Preshevës.

“Para një viti arriti të unifikojë politikën shqiptare në Kuvendin e Preshevës, sepse nuk ndodh shpesh të jemi të unifikuar, në vendimin për ta shpallur Erionin Qytetar Nderi. Përveç kësaj, para dy vitesh, kur qytetarët tanë u përmbytën si tani në rrafshin e Dukagjinit, Erioni, Bashkia e Tiranës, ka qenë pranë nesh me një fondacion, që e ka zbutur skajshmërisht situatën e qytetarëve, si shenjë dashurie nga Tirana për shqiptarët në Komunën e Preshevës,” vlerësoi kryetari i kësaj komune.

Kryebashkiaku Erion Veliaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit. Në nisje të kësaj vizitë, Veliaj u prit në një takim nga kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Elbasan/Berisha: Pas veprës së Aqif Pashës, themelimi i PD,ngjarja më historike e qytetit

Elbasan/Berisha: Pas veprës së Aqif Pashës, themelimi i PD,ngjarja më historike e qytetit

Dërgimi i armëve në Ukrainë, Rusia: Rrit më shumë tensionet

Dërgimi i armëve në Ukrainë, Rusia: Rrit më shumë tensionet

Ministri polak: Aleatët mund të formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës

Ministri polak: Aleatët mund të formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com