Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Shmangëm ndërtimet e paligjshme, kemi rikthyer rregullin dhe disiplinën në Tiranë

2023/03/19 at 11:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: Shmangëm ndërtimet e paligjshme, kemi rikthyer rregullin dhe disiplinën në Tiranë

Videomesazhin e kësaj jave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ia kushtoi vendosjes së rregullit, kthimit të ligjshmërisë dhe pastërtisë në qytet. Ai kujtoi se si ishte Tirana 8 vite më parë, teksa shtoi se sot, shumë prej hapësirave publike që ishin zaptuar u janë rikthyer qytetarëve. Veliaj nënvizoi se rregulli, pastërtia dhe ligjshmëria në jetën e përditshme të qytetit është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e kryeqytetit sepse pa rregull, pa rend, pa disiplinë, qyteti do të zhytej në kaosin e viteve ‘90.

“8 vjet më parë, kur morëm detyrën, u përballëm me një situatë thuajse anarkie në rrugët e qytetit tonë, me ndërtime pa leje, zona publike të zaptuara si të ishin pa zot, trotuaret ishin kthyer në makth për qytetarët, parkingjet ziheshin nga arkat e birrës. Mungesa e rregullit në qytet ishte një shqetësim kronik për nënat me karroca, rrugët e pasigurta për fëmijët që shkonin në shkollë, këmbësorët që nuk dinin nga të kalonin mes lokaleve që i vendosnin tavolinat e karriget në mes të rrugës dhe shitësve ambulantë që shisnin në kushte jo higjienike, në çdo oborr shkolle dhe në çdo cep pallati apo trotuar. Ky ishte imazhi i një Tirane që askush nuk ndihet krenar kur e kujton”, kujtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk jemi ende aty ky duhet, por padyshim që sot Tirana është shumë herë më e rregullt dhe më e disiplinuar. “Në qytet ka rregull falë një trupe dinjitoze, të mirëtrajnuar dhe të disiplinuar, që është sot Policia moderne Bashkiake, e cila gjithashtu ka zbutur edhe hendekun gjinor që ekzistonte më parë në këtë institucion, duke rekrutuar 100 vajza police bashkiake nga vetëm 1 që kishte. Sot kjo trupë i përgjigjet denjësisht nevojave dhe halleve të qytetarëve. I jam shumë mirënjohës trupës tonë të Policisë Bashkiake për të gjithë përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm që Tirana të jetë më e sensibilizuar, të jetë më qetë, më e paqtë më e sigurt dhe e rregullt”, tha ai.

Sipas Veliajt, në vitet 2011-2014 Policia Bashkiake merrte mesatarisht 4,600 raportime, ndërsa nga 2019-2022 ka marrë 117,000 raportime dhe ka adresuar 25 herë më shumë çështje dhe problematika të qytetarëve. “Sigurisht, nuk jemi ende në ambicien tonë më të lartë, por kemi arritur të shmangim ndërtimet e zaptimet e paligjshme, që nga rrugët kryesore e deri në brendësi të lagjeve nëpër cepa pallatesh. Ato që ndodhën në vitet ‘90 sot nuk ndodhin më dhe kemi rikthyer shumë hapësira publike tek banorët dhe këmbësorët e qytetit,” shtoi ai.

Veliaj foli me shifra sa i përket ndërhyrjes ndaj informalitetit në Tiranë. “Deri sot janë kryer mbi 980 ndërhyrje për lirimin e zonave të ndryshme nga ndërtimet informale dhe 950 ndërhyrje për t’i hapur udhën projekteve, rrugës te Astiri apo një shkolle, kopshti, çerdhe, apo ndërtimeve të infrastrukturës së tërmetit te lagjia “5 Maji”, apo në zonat ikonike të qytetit, siç ka qenë çlirimi i sheshit Skënderbej, i Pazarit, i Kalasë, i Liqenit të Tiranës. Informaliteti i ndërtimit është ulur me 95% dhe kjo falë, jo vetëm reagimit të menjëhershëm të Inspektoriatit të Ndërtimit, por edhe asaj të qytetarëve, të cilët njoftojnë në kohë reale sapo dikush vendos gabimisht një tullë, apo bën një ndërhyrje edhe duke përdorur aplikacione si Tirana ime,” deklaroi ai.

Mandej, ai u shpreh se edhe shërbimi i transportit publik është përmirësuar ndjeshëm. “Ambicia jonë është që Tirana të ketë rregullin dhe ligjshmërinë e një qyteti të denjë europian. Kjo shpjegon pse në vijim të pesëvjeçarit tjetër do të vazhdojmë të mbetemi të angazhuar që të ecim me reformat, dhe rritjen e kapaciteteve, si dhe me modernizimin e shërbimeve, për të siguruar ligjshmëri dhe disiplinë në çdo cep të qytetit dhe ruajtur hapësirat tona të përbashkëta,” e mbylli Veliaj videomesazhin e tij.

Etiketa: ndërtimet e paligjshmerregulltiraneVeliaj

Ju sugjerojmë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
Bota

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

1 Qershor, 2025 3:59 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve
Bota

Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve

1 Qershor, 2025 3:32 pm
Para
Banka më e madhe e Zvicrës UBS në bisedime për të blerë rivalin e saj Credit Suisse

Banka më e madhe e Zvicrës UBS në bisedime për të blerë rivalin e saj Credit Suisse

Banorët e Bërxullës në protestë/ Gruaja: Polici më qëlloi, kam shenjën në trup

Banorët e Bërxullës në protestë/ Gruaja: Polici më qëlloi, kam shenjën në trup

Vuçiç i drejtohet popullit serb: Pse nuk e nënshkrova aneksin e marrëveshjes me Kosovën

Vuçiç i drejtohet popullit serb: Pse nuk e nënshkrova aneksin e marrëveshjes me Kosovën

TE FUNDIT

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
1 Qershor, 2025

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur...

Lexo më shumë

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
1 Qershor, 2025

Në një artikull të fundit, revista prestigjioze amerikane Forbes e renditi Vlorën në krye të 5 destinacioneve më tërheqëse në...

Lexo më shumë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
1 Qershor, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com