Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj shërben drekën e Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit

2023/06/28 at 3:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj shërben drekën e Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit

Kurban Bajrami është festuar ditën e sotme në të gjitha qendrat sociale të Tiranës. Në Qendrën “Të Qëndrojmë së Bashku në Kombinat”, dreka e Bajramit ka mbledhur besimtarë të shumtë, me të cilët ka festuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ne duam që, ashtu si për Vit të Ri, si për Pashkë, edhe për Bajram të mos lëmë asnjë njeri pas. Ne sigurohemi që në çdo cep të Tiranës të ketë festë. Edhe ata që nuk i kanë mundësitë te familja e tyre e ngushtë, të paktën këtu te familja e madhe do ketë gjithmonë një vakt për të gjitha ditët e shënuara,” u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se i njëjti përkujdes dhe vëmendje ndaj shtresave në nevojë është treguar kudo në qendrat sociale që ka hapur Bashkia e Tiranës.

“Më vjen mirë që, një nga gjërat që rikuperuam shumë shpejt pas tërmetit, ishin jo vetëm disa nga banesat, e disa nga infrastrukturat shkollore e arsimore, por edhe qendrat sociale. Me atë fatkeqësi na u krijua edhe një mundësi që të kishim mjedise nga më të mirat që ka sot në Ballkan, sepse unë besoj që, pavarësisht vështirësive, njerëzit duhet të trajtohen me dinjitet. Ne ndoshta nuk i zgjidhim dot të gjitha hallet që mund të ketë një njeri, por sikur të kemi zgjidhur një hall, kemi një vështirësi më pak. Unë besoj se një qytet i mirë, një qytet i madh ka vend për të gjithë dhe ka një mundësi dhe një shans për të gjithë”, vijoi më tej ai.

Veliaj falenderoi edhe punonjësit e përkushtuar që iu shërbejnë përditë personave në nevojë.

“Mirënjohje të veçantë për të gjithë skuadrën e mrekullueshme që kemi këtu. Janë të gjithë profesionistë, të gjithë me buzëqeshje, pavarësisht vështirësive. Bëjnë punën e kujdestarëve më të rëndësishëm për gjënë më të çmuar që ka qyteti ynë që janë njerëzit. Ndaj dhe vërtet e vlerësoj shumë,” tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi edhe faktin që me stinën e verës në Tiranë ofrohen edhe mundësi të tjera, sidomos për fëmijët në nevojë që nuk mund të shkojnë me pushime.

“Jo të gjithë i kanë mundësitë për të shkuar në plazh. Ne kemi hapur për të gjithë fëmijët, edhe për ata të Shkozës, edhe për të gjitha qendrat sociale, pishinat publike të nashkisë. Të çojmë atje fëmijët e vegjël që të sigurohemi që asnjë nuk rritet me një fëmijëri ndryshe nga të tjerët. Mund të mos t’i ketë familja mundësitë, por i ka Bashkia. Ndaj, do të vazhdojmë të gjithë verën me kampe për fëmijët, me pishina dhe me ekskursione të tjera, sepse duam që një qytet si Tirana, që është i madh, po ecën shpejt, po ngre kulla të larta, është mbushur me turistë, por nuk lë mbrapa asnjë nga njerëzit e vet,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Para
Sudan/ Shkelet sërish armëpushimi i vendosur për festën e Kurban Bajramit

Sudan/ Shkelet sërish armëpushimi i vendosur për festën e Kurban Bajramit

Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, Policia: 16 persona të arrestuar

Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, Policia: 16 persona të arrestuar

Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, ndërron jetë një person në Lezhë

Aksident në Sarandë, humb jetën një person

TE FUNDIT

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
21 Dhjetor, 2025

Një banesë e pabanuar është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan. Në vendngjarje kanë...

Lexo më shumë

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
21 Dhjetor, 2025

Ka ardhur reagimi i Adriatik Lapajt ndaj përplasjes me aktorin e njohur Viktor Zhusti, lidhur me publikimin e fotos së...

Lexo më shumë

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
21 Dhjetor, 2025

Aktori Viktor Zhusti ka reaguar publikisht ndaj publikimit të një fotografie ku shfaqet krah aktivistit Adriatik Lapaj, duke sqaruar se imazhi ishte realizuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com