Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Politikanët që flasin për kulla këtu, reklamojnë në “Instagram” kullat e Dubait

2023/01/18 at 6:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Politikanët që flasin për kulla këtu, reklamojnë në “Instagram” kullat e Dubait

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur lidhur me ndërtimet në Tiranë, teksa ka ironizuar dhe deklaratat e opozitës dhe analistëve.

Gjatë një interviste për “Report Tv”, tha se ata që ngrejnë akuza për kullat në Tiranë, reklamojnë në rrjetet sociale kullat e Dubait,

“Së pari, duhet të pranoj që asnjë nga këta kritikët vetë nuk është gati të lërë apartamentin e tij, nga ku lidhet live me ju, dhe të shkojë të jetojë në një shtëpi qerpiçi, per t’ia liruar atë apartament një tironsi që jeton në një shtëpi të vjetër, nga zhvillimi i së cilës do marre 30% të pallatit të ri, që te akomodojë gjithë familjen e tij me 5-6 kurora. Për sa kohë që asnjë nga këta analistët nuk është gati të ndërrohet, unë këtë nuk e pranoj. Shumica e kritikëve janë parti politike. Ju kujtoj, partitë politike që dolën sot në televizor, i kishin të gjitha kronikat e tyre nga Hotel Plaza, nga një kullë. Kështu që, ata i shajnë si hipokritë ndërtimet në Tiranë, sepse edhe për konferencat e tyre, edhe vendin e preferuar nga ku na shajnë, i kanë kullat e Tiranës. Zoti Mazniku ishte përpara ca kohësh në debat dhe provoi me shifra, se Tirana ka një grup shumë të vogël ndërtesash mbi 12 kate; në fakt, kulla nuk ka as 10, ato që quhen kulla të mirëfillta, me mbi 20 e ca kate, dhe në fakt, edhe ato që janë, kryesisht ndihmojnë për të hequr shëmtinë, ose për të larguar vëmendjen nga shëmtitë”,-deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se opozita e cila hedh akuza sot, është përgjegjësja kryesore për situatën nëpër lagjet e Tiranës, duke toleruar në vitet 90 shtesat pa leje te pallateve. Veliaj nënvizoi se ishte pikërisht Edi Rama dhe socialistët ata që filluan punën për lirimin e hapësirave publike të zëna.

“Në brendësi të lagjeve, nuk janë kullat ato që shëmtojnë, janë shtesat që janë bërë në kohën e rrumpallës, të cilat këta analistët, sigurisht që nuk i shohin dhe këta politikanë që vetë jetojnë në periferi të Tiranës, vetë jetojnë në këto leje dhe në këto vila, dhe kurrë nuk dhanë një shtëpi për tërmetin, kurrë nuk ofruan një pjatë supë për Vitin e Ri, dhe kurrë nuk dhuruan diçka gjatë kohës së pandemisë për të qenë solidarë. Ditën e parë që unë do shoh një analist, i cili është gati të ikë dhe të ndërtojë në qerpiç, që nuk është monument kulture, por është në atë situatë skandaloze të ndërtimeve me baltë dhe me kashtë, të viteve të varfërisë së Tiranës të sapo shpallur kryeqytet, atëherë do them që kjo qëndron. Por, për sa kohë që janë përditë duke u lidhur live nga shtëpitë e tyre luksoze nëpër kulla dhe konferencat për shtyp i bëjnë nëpër kulla, unë besoj se duhet të pyesësh ata përse janë kaq hipokritë. Përse kur shkojnë në Dubai na çmendin me Instagramin e tyre nëpër kulla, por në Tiranë ne nuk duhet t’i kemi?”, tha kryebashkiaku./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
Para
Vdekja e ministrit, Zelensky në Davos: Në luftë nuk ka aksidente

Vdekja e ministrit, Zelensky në Davos: Në luftë nuk ka aksidente

Opinion 17 janar 2023/ A i paragjykojnë shqiptarët të pasurit?

Opinion 17 janar 2023/ A i paragjykojnë shqiptarët të pasurit?

Belgjikë/ Arrestohet shqiptari, i gjenden bizhuteri të vjedhura

Belgjikë/ Arrestohet shqiptari, i gjenden bizhuteri të vjedhura

TE FUNDIT

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
13 Maj, 2025

Pas situatës të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve...

Lexo më shumë

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara...

Lexo më shumë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
13 Maj, 2025

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për integrimin e mëtejshëm të Serbisë...

Lexo më shumë

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
13 Maj, 2025

4 qarqet ku PS ka marrë fitoret me diferencat më të thella përballë Koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë Fieri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com