Kryesore

Veliaj pas fitores në Vorë: Nuk ka më bastione në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:30 - 06/03/22 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka folur pas fitores së kandidatit Blerim Shera në Vorë.

E sipas tij, mesazhi kryesor është që nuk ka më bastione në Shqipëri, duke qenë se Vora ka qenë historikisht bastion i të djathtëve.

Jemi shumë të kënaqur nga standardi i këtij procesi zgjedhor. Kemi fituar Bashkinë e Vorës me 69.69%. Falenderim të veçantë atyre që punuan për këtë ditë. E ardhmja është te teknologjia. Sa më shumë te besojmë te teknologjia aq më të vogla do t’i kemi dramat e kokës ditën e zgjedhjeve. Së pari morëm një mesazh tjetër nga Vora që në Shqipëri nuk ka më bastione. Sot njerëzit nuk duan sherr, duan fokus te puna. Do ta lexojmë me shumë kujdes këtë mesazh. Për ata që nuk na besuan në këto votime, iu japim fjalën se do t’iu shërbejmë njësoj. Ata që duan ta përdorin votën për sherr për bravën dhe karrigen e tyre, nuk janë mesazhe për vitin 2022”,-tha Veliaj.

Pas