Ngrihet Shtabi i Emergjencave në Bashkinë e Tiranës për të qenë në gatishmëri për ditët e ftohta që pritet të vijnë në fundjavë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi në sallën e Këshillit Bashkiak administratorët e njesive, policinë bashkiake, zjarrfikëset, etj. Ai dha një sërë porosish për qytetarët, duke kërkuar të kufizohet lëvizja, tu vihet në ndihmë të varfërve, etj. Ndër të tjera Veliaj tha “mos dilni në Dajt këtë fundjavë, lërini shëtitjet në borë për javën e ardhshme”.
Për ndihmë telefononi policinë në 112 dhe zjarrfikësen në 128