Aktualitet

Veliaj: Pallati i Sportit dhe stadiumi Selman Stërmasi do bëhen si “Arena Kombëtare”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 23/08/22 |
Opi Nion

Dy projekte të reja të ngjashme me “Arenën Kombëtare”, një për Pallatin e Sportit dhe një për stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohen në Tiranë. Kështu u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ceremoninë e zhvilluar në nderimin kampiones së Europës, Luiza Gega.

Veliaj tha se tashmë kanë filluar procedurat për dy projektet e reja të rëndësishme në fushën e sportit. “Me kërkesë të Kryeministrit kemi filluar procedurat për të realizuar të njëjtin projekt si te “Arena Kombëtare”, edhe te Pallati i Sportit dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi”.

Më tej Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka aplikuar që vitin tjetër të jemi “Kryeqyteti Evropian i Sportit”.

“Edhe në ditët kur nuk ishte kjo qeveri e kjo bashki, as këto kushte, Luiza nuk e praktikonte kurrë sportin e sharjes së vendit të saj, s’e ka bërë kurrë as në ditët e vështira, nuk i doli kurrë një fjalë e keqe”, tha veliaj.

Pas