Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Opozita merr lekë nga rusët dhe kërkon të vërë shqiptarët kundër

2022/10/24 at 4:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: Opozita merr lekë nga rusët dhe kërkon të vërë shqiptarët kundër

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar opozitën se po kërkon të vërë shqiptarët kundër njëri-tjetrit.

Veliaj tha se në një kohë kur vendi ndodhet në një situatë krize, sipas tij opozita e financuar me leketë e rusëve po përgatit luftë me shqiptarët. Kryebashkiaku u shpreh se ky nuk është momenti për protesta, por për solidaritet dhe bashkim.

“E gjithë bota bën luftë me Rusinë, këta që marrin lekët e rusëve bëjnë luftë me ne. E kuptoni sa jashtë realitetit janë? E gjithë bota po përgatitet si të mbrohet, si të reagojë, si t’i përgjigjet luftës me Rusinë, kurse këta që marrin lekët e rusëve përgatiten si të bëjnë luftë me shqiptarët. Sot, miqtë e mi, duhet të jemi shumë të qartë! Jemi në një situatë të vështirë. Ndaj, nuk lipset të bëjmë luftë shqiptar me shqiptar. Lipset të ndihmojmë njëri-tjetrin! Lipset t’i japim një dorë njëri-tjetrit! Edhe pse jemi vend i varfër, qeveria tha: “Rritjen e çmimit të energjisë do ta përballojmë ne, që njerëzve të mos u ndryshojë fatura, pavarësisht sa ka shkuar çmimi në bursë”. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne në Bashkinë e Tiranës. Gjysmën e kostos do e përballojmë ne, që studentët të mos e ndiejnë rritjen e çmimit për konviktet dhe për gjithë shërbimet e tjera,” tha Veliaj.

Po ashtu, kryetari i Bashkisë thumboi sërish deputetin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili disa ditë më parë tha se nuk është i ardhur në kryeqytet. Veliaj shtoi se Tirana sot është 90% burra dhe gra që kanë ardhur nga diku tjetër dhe kanë bërë historinë e tyre të suksesit këtë qytet.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana sot është një Amerikë e vogël. “Kur ti pyet dikë: A e njeh kryetarin e Bashkisë? Ti mund të thuash se unë e urrej kryetarin e Bashkisë, se unë nuk e dua kryetarin e Bashkisë, se do të luftoj që ta mund kryetarin e Bashkisë. Por, s’mund të thuash se nuk i njoh këta ‘jabanxhinjtë’, se unë nuk jam i ardhur në Tiranë. Tirana sot është 90% burra dhe gra që kanë ardhur nga diku tjetër dhe kanë bërë historinë e tyre të suksesit këtë qytet. Tirana jonë është një Amerikë e vogël, ku nëse ti punon fort, nëse ti mundohesh, nuk ka rëndësi si e ke mbiemrin, apo teserën e kujt partie ke, ku ke lindur dhe ku e ke shtëpinë sepse ti mund t’ia dalësh me sukses. Në një vend ku një çun i vogël, që shiste fiq, bëhet kryetar i Bashkisë, çdo çun dhe gocë e vogël nga Dritasi, nga Zall Herri, nga Tapiza dhe çdo periferi e Tiranës, nëse punon fort, mund të bëhet kush të dojë dhe çfarë të ëndërrojë”, tha më tej Veliaj.

Këto deklarata, kryebashkiaku i bëri gjatë inagurimit të shkollës së re 9-vjeçare në Dritas në Zall Herr, një shkollë që ka pritur këtë vit shkollor rreth 270 nxënës. Në përurimin e godinës së re, Veliaj, tha se shkolla është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja të rindërtuara pas tërmetit në Tiranë.

“Emri i fshatit Dritas më ka pëlqyer gjithmonë, sidomos në kohët kur terri mundohet të na imponohet. Kur them ‘terri’ nuk e kam vetëm për errësirën fizike, por edhe për ata që janë të errët në mendje, gjithmonë negativë dhe që shohin zi e më zi e keq e më keq. Por, sot në Dritas ka dritë! Është bërë një punë e mirë. Nuk është perfekt, por të paktën për këtë punë të mirë mund të jemi krenarë dhe mund të themi se vërtet kemi krijuar një pikë graviteti për komunitetin këtu. Vjet hapëm 14 shkolla të reja. Sivjet 12 shkolla të reja. Kurse, në total, në këto vite kemi bërë 40 shkolla. Kur të bëhet bilanci, do jetë shumë e qartë. Kush ka bërë 40 shkolla dhe kush ka bërë zero shkolla. Unë besoj se 40 me 0, s’ka rezultat më fitues, për sa kohë që rezultati është puna dhe jo llogjet, jo sharjet, jo fyerjet!”, u shpreh Veliaj. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Durrës, 5 futbollistë bashkohen me ekipin në Abu Dabi

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Durrës, 5 futbollistë bashkohen me ekipin në Abu Dabi

Vdekja e Lear Kurtit/ Prokuroria heton për “veprime arbitrare” dhe “mosdhënie ndihme”

Zbardhen dëshmitë e efektivëve që shoqëruan Lear Kurtin, në kontraditë me AMP

Samiti i BE në Tiranë, Berisha: I jep fund aleancës përçarëse Beograd-Tiranë- Shkup

Samiti i BE në Tiranë, Berisha: I jep fund aleancës përçarëse Beograd-Tiranë- Shkup

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com