Te Fundit

Veliaj: Opozita bën ciniken dhe tallësen, por ne duam të kemi 10 mijë të rinj kodues



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 17/12/22 |
Opi Nion

Në bashkëbisedimin e radhës, këtë herë me të rinjtë e Njësisë 7 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vetëm përmes bashkimit në një skuadër, mund t’ia dalim mbanë në shërbim të komunitetit.

“Jemi apo s’jemi Kryeqyteti i Rinisë apo Qyteti i Sportit, ne nuk na ndalon askush t’u kushtohemi kauzave për të cilat kemi nevojë. Ne s’kemi nevojë për një titull nga Brukseli që muajin dhjetor ta kthejmë në një muaj solidariteti për fëmijët, shtresat në nevojë, për një gjysh apo gjyshe të vetmuar. U thashë këtyre shokëve të mi të opozitës, që refuzuan të vinin në aktivitetet e Vitit të Rinisë – të cilët refuzojnë të vijnë edhe për Ditën e Dëshmorëve, dhe tani duan që të ndryshojnë emrat e shkollave – A ka ndonjë gjë për të cilën jeni pro? Ne investojmë, e bëjmë për të gjithë; investojmë në një shkollë, në një rrugë si “Astiri”, për të cilën u protestua, në një kënd lodrash, ku mësojnë dhe luajnë kalamajtë e të gjithëve, në atë rrugë kalojnë makinat e të gjithëve”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se Tirana sot po ecën në një hap me teknologjinë digjitale, duke projektuar investime të mëdha për ekonominë e vendit.

“Do të thotë se në një qytet si Tirana, me një milionë  banorë, po të kemi 10 mijë kodues, mund të ndryshojmë ekonominë e vendit, sepse kjo prodhon edhe biznese të tjera. Jemi  në gjysmë të kësaj ambicie, prandaj duam që qendra si ‘Tumo’, ‘Inteli’ – që është futur në 10 gjimnaze të Tiranës, e duam ta çojmë në 20 gjimnaze, në një kohë kur lënda e kodimit ka filluar që në klasat e para – të prodhojë edhe pesë mijë kodues të tjerë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Duke iu referuar disa deklaratave të opozitës, Veliaj kërkoi më shumë ndërgjegjësim për projektet dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës për t’u ardhur në ndihmë studentëve.

“Cinikun, dyshuesin, tallësin, mund ta bëjë kushdo, është gjëja më e thjeshtë në botë. Fatkeqësisht, ka shumë njerëz që e bëjnë këtë. Për shembull, një nga gjërat e mira që kemi realizuar është Karta e Studentit. Po dëgjoja një nga këta kandidatët kur prezantoi platformën në primaret e PD, që thoshte: ‘E mo, ç’është ajo Karta e Studentit, ajo është kot’. Ngrihet njëri dhe që ta përforconte këtë, tha: ‘Ke shumë të drejtë, kot është, se vetëm nëpër ca kinkaleri merr ca ulje nga 10, 15, 20%, nuk është se ka ndonjë gjë tjetër’. Pastaj një tjetër tha: ‘Po ajo kot është komplet, po pse për ca kinema dhe opera falas duhet ajo?’. E kështu, duke sharë punën tonë, u kthyen në reklamuesit më të mëdhenj të Kartës së Studentit”, tha Veliaj.

Në fund, duke marrë shkas edhe nga fakti se Tirana do të nisë rrugëtimin si “Qyteti Evropian i Sportit”, kryebashkiaku vuri në dukje rolin që luan sporti, kryesisht në kultivimin e një shoqërie të shëndetshme, por edhe si një moment bashkimi me njëri-tjetrin.

Pas