Taksat vendore nuk do rriten në vitin 2017. Gjatë prezantimit të buxhetit 2017, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se vitin tjetër do të rriten investimet në kryeqytet.
Duke u ndaluar tek situata e përmbytjeve të ditëve të fundit, Veliaj tha se edhe pse është një situatë problematike punonjësit e bashkisë po bashkëpunojnë duke punuar me tre turne.
Veliaj u ndal edhe tek puna e bashkisë, duke theksuar se deri tani janë shlyer 60 % e borxheve të prapambetura./klan