Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Nëse dimë dikë që pastron para me ndërtimet, ta denoncojmë me emër dhe mbiemër

2022/10/30 at 5:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Veliaj: Nëse dimë dikë që pastron para me ndërtimet, ta denoncojmë me emër dhe mbiemër

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar ndërtimet e larta në kryeyqytet të cilat i lidhi me nevojën e Tiranës për t’u zhvilluar. Ai tha se kryeqyteti rritet me 30 mijë banorë në vit dhe për këtë zhvillim ka një filozofi.


Gjithashtu gjatë një takimi me arkitektë dhe urbanistë në kryeqytet, Veliaj pohoi se nëse në kryeqytet është dikush që pastron para përmes ndërtimit, le të denoncohet me emër dhe mbiemër.

“Herën e fundit kur ishim në këtë sallë, patëm një konkurs për ndërtimin e një kulle në Tiranë. Filozofia e planit urbanistik në një Tiranë, e cila rritet me 30 mijë banorë çdo vit, ka qenë një filozofi që thotë – për sa kohë nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk e përballojmë dot me buxhetin tonë një metro që kushton 300 milion euro km, për sa kohë e kemi të kufizuar hapësirën bujqësore dhe hapësirën e gjelbër në kurorën e Tiranës, kemi dy mundësi: ose të shkatërrojmë periferitë dhe të shtrihemi si qytet deri në Elbasan apo në Durrës, në Bizë të Martaneshit apo në Ndroq, ose rritemi në volum në lartësi, për të siguruar të lirojmë sa më shumë hapësira, në një qytet i cili është i destinuar të rritet në mënyrë të pandalshme”, tha Veliaj gjatë forumit “Designing Together – Projektojmë së Bashku” të arkitektëve dhe urbanistëve..

Duke përmendur ata që e shajnë Tiranën për ndërtimet, ai tha se çdo investim që bëhet në qytet ka një emër dhe mbiemër, ndaj nëse dikush do të denoncojë dikë që pastron para, le ta bëjë këtë duke e thënë me emër e mbiemër.

“Dua të adresoj një trend, i cili nuk ndodh vetëm në arktitekturë dhe urbanistikë, por ndodh jashtëzakonisht shumë në politikë dhe në media. E kam fjalën për këtë modën për të sharë dhe për të folur keq për vendin tonë. Thonë se të gjithë këta që ndërtojnë janë mafiozë me para të pista. Por, arkitektët kanë emër. Disa prej tyre janë këtu, me fytyrën e tyre, janë fizikisht në Tiranë. Nuk më rezulton që ndonjëri prej tyre të jetë mafioz, i përndjekur apo në gjykatë në vendet e tyre. Secila prej kompanive që ndërton ka vendosur një tabelë, ku emrat janë publikë, njerëz që njihen. Por, nëse në një raport që flet për këto ndërtime, citohet një ekspert anonim i pastrimit të parave, kjo nuk shkon! Të shkosh e të shërbesh për të sharë vendin tënd dhe për të krijuar një histeri aty nuk ka, pa e kuptuar se kjo industri e shpëtoi Shqipërinë gjatë pandemisë, nuk bën. Kush ka qenë në Tiranë në vitet e para, e ka parë që te “Partizani i Panjohur” rreshtoheshin matrapikët e ngulur në asfalt. E keni vënë re që ka vite që nuk shohim njerëz që kërkojnë punë aty? Ne inspektuam punimet te Piramida dhe pa e ekzagjeruar, 80% e punëtorëve ishin indianë. Prandaj, pyetja është: Nëse dimë dikë që pastron para, duhet ta denoncojmë tani. Por, me emër dhe mbiemër. Jo me anonim. Jo për të marrë një kontratë konsulence dhe për të sharë vendin tonë. Nuk ka vend në botë që e luan këtë sport kaq agresivisht, sa e luajmë ne. Shaj dhe shpif. Unë e kuptoj se po afron fushata, ndaj do dëgjojmë lloj-lloj çudirash. Edhe ata që shajnë jetojnë në kulla. Zyrën e tyre e kanë në një kullë dhe kulla e tyre është OK, por kulla e tjetrit është pastrim parash, është punë mafiozësh”, deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se ky forum është edhe një takim për gjeneratën e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme. “Nëse në mandatin tonë të parë fokusi ishte te rregullimi i hapësirave ikonike të qytetit, si Pazari, Kalaja, Liqeni, Sheshi Skënderbej, Unaza e Vogël dhe Unaza e Madhe, në mandatin e dytë, në fakt, u kthyem kryesisht si një ekip zjarrfikësish. Pas asaj që ndodhi me tërmetin, Bashkia dhe komuniteti ynë, edhe i urbanistëve, u kthye në një ekip emergjencash. Çdo ditë përballeshim me nga një emergjencë, zbulonim një pallat që nuk i mbante struktura apo diskutonim a e kishte kaluar 70% të kostos së riparimit. Por, një emergjencë mund ta shohësh si fatalist ose si mundësi. Më pas erdhi pandemia dhe tani lufta e mallkuar në Ukrainë, që rriti çmimet në të gjithë botën. Megjithatë, ne jemi një nga qytetet që i përdori emergjencat si mundësi për të bërë më mirë”, tha Veliaj.

Më tej, ai sqaroi edhe nevojën për të ndërtuar në Tiranë. “E vetmja gjë që mund të bëjmë është të menaxhojmë rritjen e Tiranës. Nuk e di se çfarë përfaqësoni, por me statistikë edhe në këtë sallë, mbi 90% e juaja është e ardhur në Tiranë, dhe vetëm 10% prej jush janë këtu me stërgjyshër nga Tirana. Nëse është ky realiteti, atëherë duhet me u sjellë sipas këtij realiteti. Mos të fillojmë një histeri kolektive për ndërtimet në Tiranë, pasi e dimë fare mirë se në vitet kur Bashkia e Tiranës ishte e paaftë për të dhënë leje ndërtimi, e pamë se çfarë prodhoi. Njerëzit do të vinin në Tiranë me çdo kusht, por nëse bashkia nuk mban hapin e demografisë, atëherë sigurisht ata do të mbajnë hapin e ambicieve të tyre, duke u përkthyer në ndërtime pa leje”, u shpreh kryebashkiaku.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Rama: Shpëtimi i hebrenjve, thesar i trashëgimisë sonë kombëtare

Rritje e çmimit të energjisë nga 1 Nëntori? Rama: Lajm dyfish i rremë

“25 prilli”, PS kërkon informacione nga PD për strukturën e mbrojtjes së votës

Covid/302 testime dhe 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete

Kremlini: Biden dhe Putin do të bisedojnë sot në mbrëmje

Kremlini flet për kushtin e bisedimeve Putin-Biden: Po luajnë me armët bërthamore
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com