Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj në Kavajë: Kavaja ecën përpara falë bashkëpunimit qeveri-bashki

2023/04/30 at 7:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj në Kavajë: Kavaja ecën përpara falë bashkëpunimit qeveri-bashki

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi sot turin e gjelbër drejt 14 majit në Kavajë, ku mbolli disa pemë me banorët, e u shpreh se ata e kanë zgjedhur që duan të ecin përpara me punë dhe projekte për qytetin.


“Kur bëmë projektin e parë në Tiranë, këndi e lodrave te Liqeni, Partisë Demokratike I duheshin njerëz për protestat dhe Saliu bërtiste: Sillini ata të Kavajës këtu ‘mish për top’. Pastaj, kur vazhduam projektin e sheshit “Skëndërbej” – Tirana e kishte braktisur Saliun totalisht, siç e ka braktisur edhe sot – dhe u duhej të bënin protesta, thoshte: Mbushe me ata të Kavajës ‘mish për top’, të vijnë të protestojnë në Tiranë. Sot i themi se Kavaja nuk është me mbush autobusë, Kavaja nuk është ‘mish për top’, Kavaja do të eci vetëm përpara, vetëm me punë, me projekte, me Edi Ramën, me Redi Krajlin dhe Partinë Socialiste. Sot Kavaja ka 12 shkolla të reja që dallojnë nga shkollat e Tiranës, në mos janë edhe më të mira. Ka ndriçim, ka gjelbërim dhe ka pastërti, ndaj duhet të vazhdojmë të ecim përpara”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku i Tiranës tha se qyteti i Kavajës, që sapo ka filluar të shijojë frytet e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë.

“Komunisti Sali, që ishte sekretar partie edhe në atë kohë, i privilegjuar edhe në atë kohë, hante me lugë floriri edhe në atë kohë, ishte në byro edhe në atë kohë, drejtonte Partinë e Punës edhe në atë kohë, sot ka ndryshuar vetëm lëkurën, dhe në qoftë se doni një provë, ka zgjedhur Ilir Metën, fuksin e lagjes, dylekëshin, spiunin e Sigurimit, për aleat. Ndërkohë, Partia Socialiste aleancën e ka me çunat dhe gocat e Kavajës, me burrat dhe gratë e Kavajës, me gjyshet dhe gjyshërit e Kavajës, ata janë demokratët e vërtetë, jo ish-komunistët dhe ish-sigurimsat. Ish komunistët dhe ish sigurimsat e duan Kavajën për të mbushur autobusët për protestat në Tiranë, e duan Kavajën ‘mish për top’, e duan Kavajën se Tirana i ka braktisur, por sot i ka braktisur dhe Kavaja. “Mish për top” nuk ka, mbushës autobusësh nuk ka, jemi këtu për hallet tona dhe jo për hallet e tyre. Saliu ka një hall që mos i rëntë njeriu, Saliu ka një problem që mos e zëntë njeri, Saliu ka një siklet që mos i ndodhtë askujt. Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas, nuk shkon dot deri në port, se është “non grata””, tha Veliaj.

Ai ftoi demokratët që të shohin dhe të mendojnë për hallet e familjeve të tyre.

“Saliu me Ilirin janë tek Gjiri i Lalzit tani. Janë duke u tallur me dynjanë dhe thonë: ishalla e hanë edhe kësaj here ndonjë rrenë dhe t’i përdorim “mish për top” për protesta. Nuk kanë hall çerdhet dhe kopshtet, se Saliu me Ilirin aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një çerdhe në Kavajë, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një shtëpi në Kavajë për tërmetin, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një pako për ata që ngelën keq nga pandemia. Por, në ditën e fatkeqësisë ishte Partia Socialiste, Edi Rama dhe Redi Krali që ndërtuan shtëpitë e reja, që ndërtuan shkollat e reja, që ndërtuan çerdhet dhe kopshtet e reja. Për çdo demokrat thirrja është mos mendo udhëheqësit, se udhëheqësit i kanë punët në terezi, mendo fëmijët e tu, që do të rriten në këtë qytet, në këto çerdhe, në këto kopshte, në këto shkolla. Ne ecim përpara me Redi Kralin dhe Partinë Socialiste”, përfundoi Veliaj.



Ju sugjerojmë

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
Sport

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

5 Shtator, 2025 11:48 am
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen

5 Shtator, 2025 11:26 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

“Trump do të shkurtojë fondet ushtarake për vendet evropiane që kufizohen me Rusinë”

5 Shtator, 2025 11:01 am
Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

5 Shtator, 2025 10:49 am
Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?
Bota

Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, vijon betejën me kancerin e lëkurës

5 Shtator, 2025 10:06 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 43-vjeçari me dy emra arrestohet në Tiranë

5 Shtator, 2025 9:47 am
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Putin fton Zelenskyn në bisedime: Ejani në Moskë, të premtoj se do jesh i sigurt

5 Shtator, 2025 9:18 am
Para
Sa orë duhet të flemë?

Sa orë duhet të flemë?

E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

Makina del nga rruga, humb jetën e moshuara në Krujë

“Pufka pambuku e di gruan?”, babai kritikon djalin: S’je gjaku im, je kopuk

“Pufka pambuku e di gruan?”, babai kritikon djalin: S’je gjaku im, je kopuk
















TE FUNDIT

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
5 Shtator, 2025

Teksa po fliste në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Presidenti rus Vladimir Putin tha se çdo trupë e huaj në...

Lexo më shumë

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
5 Shtator, 2025

Qelizat e gjakut njerëzor që u dërguan në hapësirë ​​filluan të humbisnin aftësinë e tyre për të krijuar qeliza të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
5 Shtator, 2025

Lionel Messi zhvilloi të enjten mbrëma ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës në atdhe. Në Buenos Aires kampionët në fuqi...

Lexo më shumë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
5 Shtator, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen italiane Angela Panzillo,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com