Kryeministri Edi Rama është pyetur nga qytetarët edhe lidhur me drejtimin e Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Veliajt.
Gjatë përgjigjes Rama tha se nuk merret me punët e Bashkisë Tiranë.
Kreu i qeverisë u shpreh se punët në Bashkinë e Tiranë i ka mbyllur në vitin 2011.
Ndërsa theksoi se “unë nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”.
“Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”, iu drejtua Rama një komentueseje.