Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj me zyrtaren ukrainase:Do japim kontributin tonë për rindërtimin e Ukrainës

2022/05/14 at 5:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj me zyrtaren ukrainase:Do japim kontributin tonë për rindërtimin e Ukrainës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkivit në Ukrainën Lindore, Tetiana Yehorova-Lutsenko, të cilën e siguroi se Tirana do të japë kontributin e saj për rindërtimin e qytetit, pas mbarimit të luftës.

Veliaj u shpreh se kur Tirana u binjakëzua me qytetin e Kharkivit në vitin 2018, shumë gjëra ishin ndryshe – nuk kishte as tërmet, as pandemi, as luftë.

“Miqtë e mirë duken në ditë të vështira! Kur gjërat shkojnë mirë, është kollaj të binjakëzohesh me një qytet tjetër. Por, kur gjërat shkojnë keq, aty duket kush është miku i vërtetë. Ne kemi vendosur të japim një kontribut për rindërtimin e Kharkivit, me bindjen e plotë se Ukraina jo vetëm që do të fitojë, por do të ngrihet më e fortë. Kontributi ynë mund të jetë ndoshta për të rindërtuar një shkollë ose një kopësht, nga ato që ne kemi treguar se dimë t’i bëjmë mirë, sepse duam të japim pjesën tonë modeste në rindërtimin e një qyteti simotër”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku përshëndeti homologun e tij në Kharkiv, ndërsa tha se kryeqyteti i Tiranës do të jetë aty për të mbështetur në ditët më të vështira.

“E përshëndes kryetarin e Bashkisë së Kharkivit, i jap kurajo dhe e siguroj se do të jemi me të. Qoftë me një shkollë, një kopësht, a një ndihmë për konsullatën, por do jemi prezent edhe për pjesën e rindërtimit. Shqipëria, qeveria e Shqipërisë, kryeministri, ministrja e Jashtme, kanë qenë super aktivë edhe në Këshillin e Sigurimit, me ekipin tonë fantastik në Nju Jork, por edhe me ndihmat e tjera, qofshin ato civile dhe ushtarake, që nuk kanë munguar nga Shqipëria, ka qenë prezente shumë më shumë sesa të tjerë që i kanë mundësitë më të mëdha, por që hezitojnë në raste të tilla. U uroj të gjithë miqve në Kharkiv, të qytetit tonë binjak, qytetit tonë simotër, shumë forcë dhe shumë kurajo. Do të jemi bashkë, sidomos në pjesën e dytë të këtij konflikti, gjatë rindërtimit, që është edhe më e vështira, që do shumë durim”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit, Tetiana Yehorova-Lutsenko falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e dhënë dhe për ngritjen e zërit në arenën ndërkombëtare për Ukrainën.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen e madhe kryebashkiakut të Tiranës dhe gjithë ekipit të tij. Për ne, tani, gjëja më e rëndësishme nuk janë financat, por nevoja për mbështetje. Ju e keni ngritur zërin për ne në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Greqi/ Djali vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës

Greqi/ Djali vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës

“Po bëni gabim”, çfarë i tha Putin presidentit finlandez për anëtarësimin në NATO

“Po bëni gabim”, çfarë i tha Putin presidentit finlandez për anëtarësimin në NATO

“Antalya e Shqipërisë” që përthith turistët e huaj

“Antalya e Shqipërisë” që përthith turistët e huaj

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com