Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj me të rinjtë socialistë: Përballja me ide e çon vendin përpara, jo dhuna

2024/07/14 at 1:32 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj me të rinjtë socialistë: Përballja me ide e çon vendin përpara, jo dhuna

Këtë fundjavë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në “Futu në lojë”, një garë debati mes të rinjve socialistë, që votojnë për herë të parë, me të cilët ndau disa këshilla, por edhe diskutoi për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë. Ai u shoqërua edhe nga ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

Në kampin e Jalës, ku u zhvillua për 3 ditë edhe gara mes 6 ekipeve, në të cilën të rinjtë mësuan se si të formojnë një skuadër, të debatojnë, të flasin në publik etj., Veliaj tha se betejat në politikë duhet të jenë mes ideve dhe alternativave që sjellin përparim për vendin. Ai shtoi se nuk duhet të jetë dhuna ajo që e përcakton politikën.

“Kur shoh njerëz që djegin goma, që djegin flamurin, nuk them se të gjithë ata që mbështesin atë parti janë të këqij sepse jam i sigurt që janë njerëz shumë normalë – disa prej tyre i njoh, i kam shokë, i kam pasur në shkollë, disa i kam njohur gjatë karrierës sime – por ndarja në uniforma apo ekipe të ndryshme politike nuk duhet të kthehet në luftë. Duhet të jetë patjetër një betejë mes ideve, që përparojnë më shumë vendin, qytetin, dhe nuk duhet të jetë dhuna apo degradimi i figurës së tjetrit ajo që përcakton të bërit politikë. Fatkeqësisht, kjo nuk kuptohet nga të gjithë. Ndaj, kam shumë shpresë që brezi që ju përfaqësoni do të jetë një brez që kupton, sepse do të jeni ju ata që do të drejtoni nesër Shqipërinë, Tiranën, bashkitë e tjera”, tha Veliaj.

Sipas tij, brezi i ri i politikanëve do të jetë një gjeneratë ku, në qendër të debatit politik do të ketë idetë dhe jo dhunën. “Pyetja është: A do mësojmë nga historia? Duhet të mësojmë se brezi i ri nuk vjen me kulturën verbale të dhunimit të tjetrit, të përçundimit të tjetrit, të uljes së reputacionit të tjetrit, por vjen me një sens gare me ide. Shpresoj që të jeni ju kjo gjeneratë. Harry Truman thoshte: ‘Ti bëj më të mirën tënde, të tjerat i bën historia’. Përgjegjësia është personale dhe secili duhet të bëjë më të mirën e tij”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u ndal edhe te rëndësia e përfshirjes së të rinjve në politikë.

“Nuk mendoj se ka një shkop magjik, që t’i përfshijë njerëzit. Nëse politika nuk flet për interesat e njerëzve, por flet vetëm për interesat e veta, është mëse normale që grupe të caktuara, të cilat nuk e dëgjojnë emrin ose kauzën e tyre, të mos përfshihen. Në zgjedhjet e fundit, në Bashkinë e Tiranës, pasi të rinjtë në Këshillin Bashkiak këmbëngulën që ta bënim abonenë falas për studentët dhe të paguanim 50% të kostos për konviktet e reja, krejt papritur, një audiencë [studentët] e cila më përpara ndihej e papërfshirë, se mendonte ‘kam ardhur nga një qytet tjetër’, ‘nuk jam regjistruar ende në Tiranë’, ‘nuk jam në radarin e tyre’ ose ‘jam pjesë e një grupi të vogël njerëzish që udhëtojnë me autobus’, befas tha: – Duhet t’i dëgjoj sepse këta po flasin për mua, jam unë ai që e përdor autobusin dhe po e marr abonenë falas, jam unë ai që po e nis jetën në Tiranë, duke hyrë fillimisht nga lagjja që quhet ‘Qyteti Studenti’, përpara se të diplomohem, të krijoj familje dhe të marr një vend pune në Tiranë’”, deklaroi Veliaj.

Ju sugjerojmë

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin
Sport

Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin

4 Qershor, 2025 8:31 pm
Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV
Bota

Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV

4 Qershor, 2025 8:12 pm
Vrau bashkëshorten e tij, Naim Murseli do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik
Rajoni

Vrau bashkëshorten e tij, Naim Murseli do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik

4 Qershor, 2025 7:58 pm
Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve
Politikë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve

4 Qershor, 2025 7:34 pm
Goditet nga rrufeja, ndërron jetë 65-vjeçari në Ersekë
Aktualitet

Goditet nga rrufeja, ndërron jetë 65-vjeçari në Ersekë

4 Qershor, 2025 7:24 pm
Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!

4 Qershor, 2025 7:08 pm
Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike
Aktualitet

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike

4 Qershor, 2025 6:50 pm
Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
Bota

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

4 Qershor, 2025 6:21 pm
Para
Euro 2024/ Sot luhet finalja e madhe, Spanja dhe Anglia përballen për trofeun

Euro 2024/ Sot luhet finalja e madhe, Spanja dhe Anglia përballen për trofeun

Gjukanoviçit i shtohen masat e sigurisë pas informacioneve për atentat

Gjukanoviçit i shtohen masat e sigurisë pas informacioneve për atentat

Trump falenderon Zotin që i shpëtoi atentatit: Të palëkundur ndaj të keqes!

Trump falenderon Zotin që i shpëtoi atentatit: Të palëkundur ndaj të keqes!

TE FUNDIT

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
4 Qershor, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, në seancën e sotme për ankimin e Partisë Demokratike për qarkun Kukës, shprehet se do...

Lexo më shumë

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
4 Qershor, 2025

Tre provinca të Kanadasë po përballet prej ditësh me fjakët e zjarrit, të cilat kanë shkrumbuar një pjesë të madhe...

Lexo më shumë

Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin

Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin
4 Qershor, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik ka vazhduar përgatitjet në ditën e tretë të...

Lexo më shumë

Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV

Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV
4 Qershor, 2025

Pas telefonatës me Trump, presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV. Kremlini njofton se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com