Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj me arkitektët: Një pol i ri i drejtësisë do të vendoset te Bulevardi i Ri

2023/01/19 at 4:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj me arkitektët: Një pol i ri i drejtësisë do të vendoset te Bulevardi i Ri

Në një takim të zhvilluar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe disa urbanistë dhe arkitektë mbi zhvillimin e Tiranës, Veliaj njofton për dy projekte të reja.

Projektet përkojnë me vitin e Qytetit Europian të Sportit, stadiumi i ri “Selman Stermasi” dhe Pallatin i ri të Sportit “Asllan Rusi”.

 “Sot dua të lajmëroj se duam të fillojmë punën për Pallatin e ri të Sportit. Është një hangar – Jam i sigurt se edhe aty do të plasë histeria, por ju lutem më ndihmoni t’u dalim përpara gjithollogëve e t’u themi: Po prisni more, se është hangar, ka qenë vendi ku rrinin avionët e kohës së Italisë. Në vitet e vështira të komunizmit u përshtat si një arenë sportive, por sot është komplet e degraduar. Tani jemi Qyteti Europian i Sportit, nuk mund të luajmë në hangar në vitin 2023”, tha Veliaj.

Veliaj foli dhe për stadiumin “Selman Stermasi” në të cilën do të bëhet e njëjta gjë.

“Aty duam të krijojmë një hapësirë tjetër të ngjashme me Arenën Kombëtare, ku filozofia e Marko Kazamontit ishte të mos kemi një stadium me ca shërbime; pra, një hapësirë që përdoret vetëm një herë në javë. Përkundrazi, të kemi një hapësirë që përdoret 24/7 nga bizneset, nga Qendrën Tumo, nga kompania ‘Lufthansa Industry Solutions’, nga restorantet, baret me radio, me televizione, me portale; pra, lloj-lloj industrish, që gëlojnë aty, plus edhe një fushë të gjelbër ku luhet futboll. Kjo filozofi besoj se ka qenë një super shembull në qytet. Besoj se ajo zonë është nga zonat më tërheqëse të Tiranës, ku sot kemi një hapësirë të ‘vdekur’, që gjallërohet vetëm një herë në javë me një ndeshje dhe vetëm për komunitetin e sportdashësve, jo për komunitetet e tjera”,-tha kryebashkiaku.

Një tjetër projekt në kryeqytet është edhe Piramida, e cila sipas kryebashkiakut pritet të hapet në prill. Veliaj foli gjithashtu, edhe për zonën e Bulevardit të Ri, ku është rikthyer ideja për të vendosur aty godinat publike të Drejtësisë.

 “Do i rikthehemi idesë së Polit të Drejtësisë dhe për këtë do të shfrytëzojmë Bulevardin e Ri. Tashmë, kemi piketuar disa hapësira për gjykatat e reja të Tiranës. Po të shikosh Gjykatën e Lartë të vendit, është future si me lugë këpucësh mes rr. “Myslym Shyri”. Kjo s’është normale. Për panairet kemi vetëm Pallatin e Kongreseve. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Na duhet një ‘Convention Center’. Vetëm vitin e kaluar, me Kryeqytetin Europian të Rinisë, ne kishim kongrese, seminare dhe simpoziume nga më të ndryshmet. Na duhet një qendër e mirëfilltë e panaireve dhe konventave, nëse duam që Tirana të vazhdojë të ecë përpara me turizmin. Na duhet të zhvillojmë tekno-parqet dhe gjithashtu, një pjesë të industrisë fin-tech, pra të atyre që bëjnë programime, që punojnë me sistemet bankare dhe sigurisht disa hotele,”-deklaroi Veliaj.

Ju sugjerojmë

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
Bota

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

18 Dhjetor, 2025 11:21 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Para
“Vijat e kuqe të Serbisë”,Mishçeviç: Jo njohje Kosovës, jo anëtarësim në OKB

"Vijat e kuqe të Serbisë",Mishçeviç: Jo njohje Kosovës, jo anëtarësim në OKB

Rikthehet përplasja për targat, Kosova akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

Rikthehet përplasja për targat, Kosova akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

Lufta në Ukrainë, sekretari britanik i mbrojtjes: Do dërgojmë 600 raketa Brimstone

Lufta në Ukrainë, sekretari britanik i mbrojtjes: Do dërgojmë 600 raketa Brimstone

TE FUNDIT

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
18 Dhjetor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama vizitoi në Hagë Hashim Thaçin. Pas takimit kreu i qeverisë ka bërë një tjetër reagim për...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
18 Dhjetor, 2025

Pas mbylljes së seancës plenare grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen...

Lexo më shumë

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
18 Dhjetor, 2025

Seanca e sotme plenare ishte e përfshirë nga tymi, flakadanët dhe tensionet që në nisën që fillimin e seancës parlamentare....

Lexo më shumë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
18 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur politikat e tij ekonomike dhe ka fajësuar paraardhësin Joe Biden për gjendjen e vendit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com