Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Kush akuzon për ndërtime me para të pista, të tregojë emra konkretë

2022/12/15 at 5:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Kush akuzon për ndërtime me para të pista, të tregojë emra konkretë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se çdo person që bën akuza për pastrim parash në kryeqytet nëpërmjet ndërtimeve duhet të tregoj emrin konkret të personit që akuzon.

Në konferencën “E Ardhmja e Ndërtimit në Tiranë”, Veliaj shprehet se ndërtuesit janë taksuar sipas ligjit, edhe se taksat e tyre janë përdorur edhe për ndërtimin e shkollave.

Ndër të tjera, Veliaj theksoi se “histeria kolektive për ndërtimet në Tiranë duhet të marrë fund”, sqaroi Veliaj”.

 “Kam 7 vjet që e them: ‘Më thoni kush i pastron paratë?’. Në dallim nga të gjithë tahmaqarët nëpër televizione, që nuk guxojnë t’i thonë emrat e oligarkëve sepse sigurisht, pas emisionit u thonë ‘shefi të ruajta’, unë jam gati t’i them: Kulla e Inter Continental-it është e Ram Gecit. A pastron para Ram Geci, se ai e ka Inter Continental? Kulla tjetër është e Arlis Construction, e cila sapo ka lidhur kontratë me Hotel Grand Melia. A pastron para grupi i hoteleve Grand Melia nga Spanja? Nëse pastron, dikush duhet ta thotë. Idajeti, te stadiumi Arena Kombëtare ka hotelin Marriott. A pastron para grupi Marriott? Grupi tjetër, Kastrati, ka Hayat dhe Hilton. Po këta pastrojnë para? Pra, të bërit si spekulant, kur ti nuk guxon t’i thuash emrat – unë jo vetëm që i them emrat, por ua kam dhjetëfishuar taksën atyre, sepse nuk bëjmë dot shkolla si “Sami Frashëri” me lekët e gjysheve dhe pensionistëve. Por, bëhet duke taksuar të gjithë këta. Secila kullë paguan nga 3-5 milionë euro taksë. E fitova ketë betejë në Gjykatën Kushtetuese dhe jam shumë krenar për këtë, por është më e ndershme t’i thuash emrin, t’i çosh edhe faturën e taksës. Ju pëlqen, s’ju pëlqen, këto janë rregullat e qytetit. Histeria kolektive për ndërtimet në Tiranë duhet të marrë fund”,-tha Veliaj.

Kryebashkiaku adresoi edhe çështjen e akuzave që qarkullojnë për ndërtimet në monumentet kulturore, për të cilat Veliaj tha se nuk ka asnjë rast të tillë.

“Monumentet e kulturës i cakton një ent publik i Ministrisë së Kulturës me përfaqësues nga të gjithë profesionistët. Thonë se po ndërtohen kulla te një monument kulture. Po tek cili monument? Ende nuk kam dëgjuar njeri ta thotë këtë. Por, jo çdo shtëpi qerpiçi është shpallur monument kulture. Madje, nëse një ndërtesë është monument kulture ti nuk bën dot aplikimin në sistem për të marrë leje. Në qoftë se një tirons i vjetër thotë: ‘hajde, mor ti analist, zbrit nga banaku i televizorit dhe jeto ti në qerpiç dhe po vij unë te Rolling Hills, të jetoj unë aty’, e keni vënë re se asnjë nuk e ndërron shtëpinë se të gjithë analistët duan të jetojnë ku është moderniteti, aksesi, ku është luksi? Asnjë nuk do të jetojë te qerpiçi dhe tironsi thotë: ‘Për sa kohë që shtëpia ime është qerpiç, që nuk është monument kulture – UNESCO noterizoi Xhubletën, por jo qerpiçin – atëherë secili duhet të ketë të drejtë të zhvillohet”, tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Një adoleshent mes 4 viktimave në Kanalin Anglez, nga varka u shpëtuan edhe 12 fëmijë

Një adoleshent mes 4 viktimave në Kanalin Anglez, nga varka u shpëtuan edhe 12 fëmijë

Rusia paralajmëron pasoja nëse SHBA dërgon sisteme “Patriot” në Ukrainë: Tjetër provokim

Rusia paralajmëron pasoja nëse SHBA dërgon sisteme “Patriot” në Ukrainë: Tjetër provokim

Njeriu që ka mbajtur krahun lart për gjysmë shekulli

Njeriu që ka mbajtur krahun lart për gjysmë shekulli

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com