Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj, Kim e kreu i AADF inspektim te piramida, ambasadorja merr lopatën dhe mbjell pemë

2022/10/13 at 3:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj, Kim e kreu i AADF inspektim te piramida, ambasadorja merr lopatën dhe mbjell pemë

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, së bashku me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kreun e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff kanë inspektuar këtë të enjte punimet te piramida.

Sikurse shfaqet në fotot e shpërndara nga Zyra e Shtypit të Bashkisë Tiranë, ambasadorja Kim gjatë inspektimit ka marrë lopatën për të mbjellë një pemë.

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se Piramida e transformuar, edhe me financim të AADF, do të jetë gati për të pritur fëmijët në pranverë.

“Trashëguam një godinë që glorifikonte sistemin e kaluar, ish diktatorin, kurse sot është një ndërtesë që i rikthehet qytetit, por kryesisht fëmijëve. Kemi pasur një histori suksesi me qendrën TUMO, e cila për shkak të kërkesave të shumta sot s’mund të akomodojë më fëmijë, për shkak edhe të sistemit të bursave sepse financojmë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë. Sot jemi në fazën kur duam ta rrisim masivisht pjesëmarrjen në TUMO, dhe besoj se Piramida, duke qenë se jemi 70-80% në përfundim të punimeve, deri në pranverë, do të ketë mundësi që ne të kalojmë nga 1 mijë nxënës në 2500 nxënës. Do të thotë që rritemi dy herë e gjysmë, dhe pastaj kemi hapësira të tjera për ata që ofrojnë shërbime të ngjashme, pra kompani teknologjie, kompani kodimi, kompani që merren me dizajn. Unë besoj se sot jemi duke investuar për punët e së ardhmes”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se Piramida e transformuar do të ndihmojë në transformimin e Shqipërisë përmes fëmijëve.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu me kryetarin e bashkisë, për të parë progresin e bërë me transformimin e Piramidës. Mendoj se është një shembull i gjërave unike që mund të bëjmë së bashku. Do të jemi në gjendje të transformojmë këtë strukturë nga një monument i së kaluarës në të tashmen, për ta risjellë edhe për të ardhmen e Shqipërisë. Përmbajtja konsiston në faktin se kjo hapësirë do të ndihmojë në transformimin e Shqipërisë përmes fëmijëve, të cilët do të jenë pjesë e gjeneratës së re, e teknologjisë së re, e mijëvjeçarit të ri, jo vetëm për të qenë të aftë që t’i bashkohen pjesës tjetër të botës, por me shpresën për ta drejtuar pjesën tjetër të botës. Mendoj se suksesi ynë këtu, do i japë njerëzve shpresë se ndryshimi është i mundur, dhe të mund të bëjnë që vendi të ecë përpara”, nënvizoi Granoff.

Ju sugjerojmë

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin
Bota

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin

24 Tetor, 2025 2:22 pm
Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës
Kronikë

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

24 Tetor, 2025 1:24 pm
Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

24 Tetor, 2025 11:13 am
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
Para
Tiranë/ Përfitonte shuma parash duke u prezantuar si dietologe, arrestohet 42-vjeçarja

Tiranë/ Përfitonte shuma parash duke u prezantuar si dietologe, arrestohet 42-vjeçarja

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Tiranë/ Shisnin celularë të kontrabanduar, 3 të arrestuar

Tiranë/ Shisnin celularë të kontrabanduar, 3 të arrestuar

TE FUNDIT

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin
24 Tetor, 2025

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të pritur një samit midis Rusisë dhe...

Lexo më shumë

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës
24 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për liri të Lefter Kokës. Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në...

Lexo më shumë

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
24 Tetor, 2025

Partitë politike kanë miratuar variantin final të ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Komisioni i Posaçëm do të...

Lexo më shumë

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
24 Tetor, 2025

Çmimet globale të naftës u rritën me 5% pas sanksioneve që Presidenti amerikan Donald Trump vendosi kundër 2 gjigandëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com