Aktualitet

Veliaj: Kemi thyer rekord te Njësia 12, morëm 55 % të votave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 26/04/21 |
Opi Nion

Në daljen e tretë për mediat për ditën e sotme drejtuesi i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj është shfaqur i emocionuar për fitoren e PS në zonën e Freskut.

Nga selia e PS, Veliaj tha se socialistët  kanë marrë të paktën 55% të votave në Njësinë 12, duke vlerësuar qytetarët dhe simpatizantët e kësaj force.

Ai ka thënë se do të punojë njëlloj edhe për ata që kanë votuar kundër sepse presin më shumë prej tyre.

Kanë bërë një super-rezultat te Njësia 12 duke thyer një rekord dhe duke fituar 55%. Zona e Freskut është një njësi e re e Tiranës. Dua t’i falenderoj me zemër të gjithë ata që na kanë dhënë kaq shumë besim. Zona si Artisti, Fresku dhe Liqeni i Thatë, jam i ndërgjegjshëm për punën që lipset të bëhet ende aty. Ne do t’ju shërbejmë edhe pjesës tjetër që mendon ndryshe nga ne”, u shpreh Erion Veliaj./Opinion.al

Pas