Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Ka lloj-lloj mitomanësh e dallkaukësh që do flasin si mjeshtra, ne kemi punët

2022/10/28 at 5:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Ka lloj-lloj mitomanësh e dallkaukësh që do flasin si mjeshtra, ne kemi punët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,teksa përuroi stacionin e ri të zjarrfikësve në Tiranë, bëri dhe një koment për politikanët që flasin për detyrën e tij.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se shumë prej tyre që komentojnë nëpër televizione flasin si mjeshtra, ndërsa iu drejtua me epitetet mitomanë e dallkaukë.

“Ka lloj-lloj mitomanësh e dallkaukësh që do të flasin si mjeshtra edhe për zjarrfikësen, edhe për tërmetin, edhe për pandeminë i kemi parë nëpër televizione. Ne nuk jemi ajo rracë, ne flasim me punë! Për çfarë duhet t’i kthej unë batutën çdo lloj mitomani, kur kjo që kemi bërë këtu është përgjigja më e mirë për shërbimin tonë zjarrfikës? Pse të flas unë për arsimin në Tiranë, kur mjafton të shikosh shkollat “Sami Frashëri”, “Kosova”, “Servete Maçi”, shkollën që po ndërtojmë tek ish-Shërbimi Informativ Ushtarak, “Luan Hajdaraga”, shkollën tjetër te Fresku. Kjo është përgjigja jonë!”, përfundoi Veliaj

Po ashtu, kryebashkiaku komentoi dhe protestën e pedagogëve, për të cilën tha se është e tepërt dhe se po rrezikon të lejë studentët pa shkollë.

“Imagjinoni sikur, një ditë, zjarrfikësit të thonë: Do të bëhemi edhe ne kapriçozë, do politizohemi edhe ne, do fusim edhe partitë në uniformën tonë, ndaj për ideal të partisë sot nuk do të shuaj zjarre, nuk do të hap një derë ashensori të bllokuar, ku mund të ketë ngelur një i moshuar, etj. Kjo do të ishte një katastrofë! Për ata pedagogë që janë në grevë sot dhe po i lënë studentët rrugëve, dua të them se pasi ngelën një vit pa mësim për shkak të pandemisë, një vit për shkak të tërmetit dhe dëmtimit të shumë institucioneve arsimore, ky vit i tretë është i tepërt. Një pedagog e ka mundësinë që, pasi mbaron tre-katër orë mësim në shtet, të bëjë edhe tre-katër orë të tjera në privat. Mund të bëjë edhe një konsulencë me paratë e BE-së ose të punojë me një biznes privat. Kurse një zjarrfikës, i cili është 24 orë këtu, nuk e ka këtë mundësi. Jeton vetëm me rrogën e zjarrfikësit. Nuk e ka mundësinë që, pasi të shuajë zjarret, të shkojë të shuajë zjarre edhe te privati”, tha Veliaj.

Këto deklarata të tij, vijnë gjatë inagurimit të stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, të cilin e veçoi si më të madhin dhe më të bukurin në Shqipëri./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Para
Festivali Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor në Tiranë, yjet që do ngjiten në skenë

Festivali Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor në Tiranë, yjet që do ngjiten në skenë

Rama thirrje të rinjve në Burrel: Punoni online, paga më e mirë se e imja

Rama thirrje të rinjve në Burrel: Punoni online, paga më e mirë se e imja

Opinion 27 tetor 2022

Opinion 27 tetor 2022

TE FUNDIT

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
1 Janar, 2026

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell,...

Lexo më shumë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com