Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e “5 Majit”: I vendosur t’i çoj punët deri në fund! 

2025/01/18 at 12:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e “5 Majit”: I vendosur t’i çoj punët deri në fund! 

Në një realitet të transformuar krejtësisht, siç është lagjia e re e “5 Majit”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau certifikatat e pronësisë për familjet e prekura nga tërmeti i 2019, të cilët kanë hyrë prej disa kohësh në shtëpitë e tyre të reja. Me infrastrukturë moderne, akses në shërbime cilësore publike e private dhe me parqe e mjedise sportive, për kryebashkiakun Veliaj, transformimi i kësaj zone është dëshmi e punës së përbashkët. 


Sipas tij, koha e harxhuar me përçarje, ndasi politike e sherre, është kohë e çuar dëm. Veliaj apeloi që fokusi duhet të jetë puna dhe e mira e përbashkët. 

“Kjo tregon çfarë fuqie kanë njerëzit kur bashkëpunojnë dhe kur i shtrohen punës për të transformuar jetët e njerëzve. Ja ku jemi sot: pallatet janë të vërteta, njerëzit janë të vërtetë dhe certifikatat e pronësisë janë të vërteta. Unë nuk besoj që shteti është i majtë ose i djathtë, unë besoj se shteti është në shërbim të njerëzve. Ky është shteti ynë, kjo është qeveria jonë, kjo është bashkia jonë, këto janë punëtorët tanë, kjo është administrata jonë. Shteti është i shqiptarëve dhe Tirana është e qytetarëve. Ndaj, mesazhi që dua të jap sot është ta bëjmë këtë vend, e kemi vetë në dorë”, tha ai. 

Veliaj deklaroi se shpërndarja e certifikatave të pronësisë mund të kishte ndodhur dy-tre vjet më parë, por bllokimi i punës e bëri të pamundur. 

“Këtë mund ta kishim bërë përpara dy-tre vitesh. Në Kombinat jemi ende mbrapa, sa filluam të japim shtëpitë e para sepse na u desh të përballeshim me 28 procese gjyqësore. 28 gjyqe që u hapën nga ata që nuk numërojnë dot vilat e tyre, i harrojnë ku i kanë vilat, ndërkohë për njerëzit na bllokonin punën. Ku janë sot? Ku janë ata që përçanin njerëz? Ku janë sot ata që mbillnin helm në komunitet? Sot përulem me respekt dhe me shumë dashuri e mirënjohje për ju, që qëndruat të bashkuar, që patët besim, bashkëpunuat me qeverinë, me shtetin”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku theksoi vendosmërinë e tij për të çuar përpara projektet transformuese të Tiranës. 

“Jam më i vendosur se kurrë që ta mbaroj “5 Majin”, Kombinatin, të mbarojë Bulevardi i Ri, të bëhet Kopshti Botanik, të bëjmë shkollat e reja te Astiri. Kur të shkruhet historia e këtij qyteti, asnjë nuk do t’i mbajë mend bllokuesit. Nuk do të ketë asnjë faqe, asnjë rresht, asnjë germë në historinë e Tiranës për ata që na bllokuan, do harrohen”, deklaroi ai. 

Për kreun e Bashkisë, transformimi cilësor i çerdheve, kopshteve, apo hapësirave të tjera me funksion komunitar është rezultat i politikave sociale të Bashkisë së Tiranës. Teksa nënvizoi faktin se fokusi i bashkisë duhet të jenë shtresat më në nevojë, kryebashkiaku vlerësoi nismën për pajisjen me abone falas të pensionistëve, si një nismë që favorizon lirinë e lëvizjes. 

“Kur je pensionist, kur je student, kur je në nevojë, çdo gjë ndihmon. Më vjen mirë që e filluam duke iu dhënë pensionistëve këtë liri të lëvizjes. Liria e lëvizjes, është liri shumë e rëndësishme, dhe jam sot vërtet i lumtur që, siç bëmë për studentët, e bëmë edhe për gjyshërit dhe për gjyshet tona. U japim prioritet atyre që janë, në fakt, edhe ata që duan dhe kanë nevojë për më shumë ndihmë”, sqaroi Veliaj. 

Në lagjen e re te “5 Maji”, nuk do akomodohen vetëm familjet e prekura nga tërmeti i 2019, por edhe ata që kanë pasur shtëpitë e tyre pa dokumente dhe që janë shpronësuar. Numri total i apartamenteve të ndërtuara është 780, nga të cilat janë shpërndarë 428 apartamente në 7 godina. 



Ju sugjerojmë

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
Aktualitet

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

10 Nëntor, 2025 11:36 am
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët
Kryesore

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët

10 Nëntor, 2025 11:09 am
Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
Kryesore

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

10 Nëntor, 2025 8:16 am
“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Para
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 

Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim 

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Gramsh 

Dhunonte prindërit dhe kërcënoi policët me hanxhar, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë 

Video/ Pasagjeri me pistoletë në makinë, “merr në qafë” edhe shoferin 

Video/ Pasagjeri me pistoletë në makinë, “merr në qafë” edhe shoferin 
















TE FUNDIT

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
10 Nëntor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët
10 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të...

Lexo më shumë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
10 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
10 Nëntor, 2025

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale. Me një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com