Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Ja cilat janë 10 projektet në 5 vitet e ardhshme për Tiranën  

2023/03/13 at 3:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: Ja cilat janë 10 projektet në 5 vitet e ardhshme për Tiranën  

10 projekte të reja do t’i shtohen Tiranës në 5 vitet e ardhshme. Gjatë prezantimit të Strategjisë së re 5-vjeçare të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se këto projekte do të jenë imazhi i ri i Tiranës moderne.

“Në 5 vitet e ardhshme duam të përfundojmë 10 projekte kryesore, që do të jenë ikonë për Tiranën. Projekti i parë: Teatri Kombëtar. Detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve, detyra jonë është që t’i shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që deri dje në verë shkonin me peshqir e në dimër me batanije në Teatër, e të sigurohemi që projekti i Bjarke Ingels e kthen Tiranën në kryeqytetin e artit dhe të kulturës bashkëkohore në rajonin tonë. Projekti ynë i dytë kryesor është stadiumi i ri “Selman Stermasi”. Kemi filluar gjithë procedurat dhe idetë e projektit. Si projekt i tretë i yni është Muzeu i Artit Modern, si në çdo qytet i madh dhe i rëndësishëm të botës. I kemi sot mundësitë, ashtu siç u transformua TOB-i, ashtu siç u transformua stadiumi, ashtu e kemi mundësinë të kemi një Muze të Artit Modern. Hapësira do të jetë tek Bulevardi i Ri,” u shpreh Veliaj.

Po ashtu, Kampusi i ri Universitar është një tjetër projekt i rëndësishëm, ku do fokusohet puna në 5 vitet e ardhshme.

“Projekti ynë i katërt ka të bëjë me Kampusin Universitar. Ne kemi mbaruar Kampusin Universitar te Universiteti Bujqësor, 8 godina të projektuara nga arkitekti Vinny Mass; e kemi dhënë vendimin aty, nuk do të kthehemi më mbrapsht. E njëjta gjë me godinat e Mjekësisë te “Farmacia 10”, e njëjta gjë tek “21-shi”, me godinat e Inxhinierisë, dhe në Qytetin Studenti. Jemi në fazën ku po projektohet Fakulteti i ri Juridik, fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Gjuhë Letërsisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale,” tha Veliaj.

Ndër projektet e tjera ai veçoi Zonën e Lirë të Zhvillimit Ekonomik të Tiranës. “Projekti më ambicioz është padyshim projekti ynë i pestë, Zona e Lirë e Zhvillimit Ekonomik të Tiranës. Bëhet fjalë për hapësirën midis Kombinatit dhe Kasharit. Sapo kemi marrë licencën nga Kryeministri dhe Qeveria, që të jemi ne operatori i Zonës së Lirë Ekonomike. Besoj se do të jetë qendra më e madhe e punësimit, jo vetëm për Kombinatin dhe Kasharin, por për të gjithë ata në Tiranë që duan të punojnë në këto teknologji të reja. Ndërkohë, ka ardhur koha që të mendojmë për një Qendër të re të Konventave. Pallati i Kongreseve në 90% të vitit është i rezervuar. Kemi identifikuar një tjetër hapësirë te “Bulevardi i Ri”, përballë zonës ku duam të bëjmë Muzeun e Arteve Moderne, për të pasur një tjetër Qendër të Panaireve, Kongreseve, të Koncerteve e të Konventave. Duam gjithashtu të kemi një Qendër të Panaireve. Jemi duke parë disa hapësira në Farkë, pranë tregut Agroushqimor, sepse kemi një kërkesë të jashtëzakonshme për zhvillimin e panaireve në Tiranë,” u shpreh kryebashkiaku.

3 projektet e tjera që përmendi Veliaj janë: “Projekti ynë i tetë, që besoj do të jetë ikonik për Qytetin, ka të bëjë me Muzeun e Tiranës. Është hera e parë që bashkia blen një pronë private për t’ia kthyer publikut.

Projekti i parafundit është Kopshti Botanik. Do ta kthejmë në një hapësirë dinjitoze për Qytetin, ku t’i japim dhe një mundësi Universitetit, që ta shfrytëzojë për rritjen e kapacitetit. Projekti i fundit do të jetë Pallati i Ri i Sportit “Asllan Rusi”. Pallati i Sportit ka qenë një hangar i avionëve të kohës së Italisë, kohës së fashizmit. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një arenë të mirëfilltë për volejbollin dhe basketbollin,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

10 projektet:

1.Teatri Kombëtar

2.Stadiumi i ri “Selman Stermasi”

3.Një Muze i Artit Modern

4.Kampusi i ri Universitar

5.Zona e Lirë e Zhvillimit Ekonomik të Tiranës

6.Qendra e re e Konventave

7.Qendra e Panaireve

8.Muzeu i Tiranës

9.Kopshti Botanik

10.Pallati i Ri i Sportit “Asllan Rusi”

Etiketa: 10 projektetiraneVeliaj

Ju sugjerojmë

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Para
Akuza për korrupsion, sa vite burg kërkon SPAK për ish-shefin e krimeve në Elbasan

Akuza për korrupsion, sa vite burg kërkon SPAK për ish-shefin e krimeve në Elbasan

Pas rreth dy orësh, ministrja Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK

Pas rreth dy orësh, ministrja Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK

Emri/ Ky është 32-vjeçari që iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri

Gjykata e Tiranës zbardh vendimin për masën e sigurisë së Fatjon Muratit

TE FUNDIT

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
17 Shtator, 2025

Pak kohë pas largimit së Elisa Spiropalit nga detyra e kryetares së Kuvendit, në media po qarkullon një listë e...

Lexo më shumë

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
17 Shtator, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin. Presidenti turk u...

Lexo më shumë

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
17 Shtator, 2025

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si kurrë më parë...

Lexo më shumë

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
17 Shtator, 2025

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë ditën e martë (23 shtator) shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com