Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj ironizon Metën për Partinë e Lirisë: Është i njëjti dyqan me një logo të re

2022/08/11 at 10:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Fituam betejën me betonieret, beteja me FSHF-në jo vetëm e imja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sot partinë e re të Ilir Metës dhe ndryshimin e emrit nga LSI në Partia e Lirisë.

Në një intervistë në Neës 24, Veliaj tha se Partia Socialiste nuk punon vetëm 30 ditë në fushatë, por gjatë gjithë mandatit, ndryshe nga parti si LSI, që pasi dalin me bilanc negativ, mbyllin “NIPT-in” dhe regjistrohen me logo të re.

“Kjo historia që ti punon 30 ditë, si këta që rrinë në Lalëz, dhe kujtohen se tani erdhën zgjedhjet dhe thonë: “Do e shikoni ju në Shtator”. Ou? Po ti ke qenë President i Republikës, pse nuk na i tregove këto gjëra? Dakord, kanë probleme brenda partisë së tyre dhe i kanë partitë si dyqane me numër NIPT-i, pra mbyll bilancin negativ të një NIPT-i dhe hap një tjetër, por është i njëjti dyqan, thjesht i ka vënë një logo të re. Këto janë problemet e partive të dyqanit, kurse partitë serioze janë krenare edhe për emrin e tyre, edhe për të kaluarën e tyre, nuk mbyllin NIPT-in dhe hapin një NIPT të ri sepse nuk kanë paguar TVSH-të. Këta njerëz kanë borxhe, “taksë morale” për t’i paguar publikut shqiptar, dhe në vend që ta paguajnë këtë taksë morale mbyllin qepenin dhe e hapin me një logo tjetër. Është i njëjti dyqan, është i njëjti biznes politik,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se ata që drejtojnë sot dy partitë e opozitës janë më të izoluar se kurrë.

“Mjafton të shikosh aeroportin e Rinasit, qe nuk ka ngelur shqiptar pa udhëtuar dhe pa dalë ndonjëherë nga Shqipëria, dhe kur shikon këta dy personazhe të izoluar dhe vijnë si alternativë, është vërtetë një humbje e madhe kohe. Besoj dhe shpresoj se të paktën në fushatë të sjellin disa ide konkrete dhe të shohim kush e bën më mirë këtë punë. Përgjegjësia që unë kam si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën dhe si i deleguar për qarkun është se jo vetëm në Tiranë, por edhe në Kavajë, Rrogozhinë edhe në Vorë e në Kamëz, të tregojmë me ide dhe me punë konkrete. Pasi të mbarojnë këto muhabetet tona, çfarë ngelet? Ngelen llafet, ngelet kjo fryma e përçarjes, ngelen këto kërcënimet apo ngelet një vepër që ti e ke bërë dhe do të ngelet aty? “Sami Frashëri” do të jetë gjithmonë aty, Liqeni do të jetë gjithmonë aty, Sheshi, Pazari, Kalaja, Astiri aty,” tha kreu i Bashkisë.

Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Emri/ 20 -vjeçari shqiptar kthen ish-gjykatën në Angli në fermë kanabisi

Emri/ 20 -vjeçari shqiptar kthen ish-gjykatën në Angli në fermë kanabisi

“E lashë në gjumë”,flet vëllai i 14-vjeçarit të zhdukur në Seman: Gjeta rrobat e tij

“E lashë në gjumë”,flet vëllai i 14-vjeçarit të zhdukur në Seman: Gjeta rrobat e tij

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com