Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj i zhgënjyer nga Meta, por i sigurt për prishjen e teatrit: Do presim edhe 40 ditë

2018/07/27 at 5:25 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikohet projektligji për teatrin, ja çfarë vendosi Mbledhja e Këshillit të Ministrave

 


Pasi Presidenti Meta nuk e ka dekretuar vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, Kryebashkiaku Veliaj nuk ka humbur të reagojë përmes një postimi në FB. Dy fjalë zemre për “teatrin” mbi Teatrin e Ri. Kështu e titullon Veliaj postimin e tij, duke e konsideruar teatrët gjithë procesin që po ndodh lidhur me vendimin në fjalë.

Pasi ka listuar ato që sipas tij, janë projekte të suksesshme të këtyre viteve të Veliajt në drejtimin e bashkisë, ai shton se: “do presim edhe 40 ditë që Parlamenti ta rivotojë në shtator e t’i hapë rrugë projektit modern – në tokën e vet e me teknologjinë më të fundit”.

Nga ky status i Veliajt, duke patur parasysh edhe procedurat e miratimit të ligjeve, është e qartë që prishja e teatrit për mazhoracën do të jetë vetëm çështje kohe.

 

Postimi i plotë i Veliajt

Dy fjalë zemre për “teatrin” mbi Teatrin e Ri

Kthimi nga Presidenti i Ligjit që do t’i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim! Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend.

Teatri i sotëm në kryeqytet, me kryetarë bashkish nga Kamza e Shkodra, që kanë probleme serioze me funksionimin qyteteve të tyre, mund të na ishte kursyer. I ngjan protestuesve të importuar nga ish presidenti për Këndin e Lodrave. Të gjithë e dimë si përfundoi ajo betejë: Presidenti u diskreditua në histori si një noter partiak. Kurse, ultimatumi prej kalamani të SHQUP-it nga ish gjumashi i bashkisë së Tiranës, nuk do kalonte dot as një audicion për teatër kukullash. Skenar i qepur keq në parapritje të refuzimit të ligjit, që fyen inteligjencën e kujtdo që i thotë vetes qytetar.

Por, vendimi i sotëm solli një dobi sepse ndau qartazi palët në Tiranë. Ata që shkatërruan Zogun e Zi apo Sheshin Skënderbej para një dekade, janë po ata sot. Të gjithë bashkë kundër zhvillimit. Lajmi i mirë është se, pala tjetër – shumica e arsyeshme – është sot më kompakte dhe më e bashkuar se kurrë. Aktorë, regjisorë, qytetarë e progresistë kanë parë se veç me punë, pasion e përkushtim ne mund ta ndryshojmë Shqipërinë e ta kthejmë Tiranën në stolinë moderne të kombit tonë.

Teksa pritëm 40 vjet për një Teatër të ri, do presim edhe 40 ditë që Parlamenti ta rivotojë në shtator e t’i hapë rrugë projektit modern – në tokën e vet e me teknologjinë më të fundit. E mira, e bukura dhe e drejta, herët a vonë, triumfojnë; është vetëm çështje kohe! Koha e humbur është e vetmja dhimbje që kemi në këtë banalitet politik sepse për ne çdo minutë vlen shumë, ndërsa për ata që kanë vrarë dekada të tëra kohë shqiptare, koha është vetëm një mjet për të na penguar.

Sidoqoftë, ne nuk do t’i humbasim këto dyzetë ditë, por do bashkëpunojmë me komunitetin teatror që të jemi gati sapo të kalojë ligji. Shumë faleminderit të gjithë përfaqësuesve të denjë të atij komuniteti, për peticionin dërguar Presidentit dhe të gjitha autoriteteve e partive parlamentare. Teatri i Ri Kombëtar tanimë ka nisur të marrë jetë dhe së bashku, ne do ta ndërtojmë për nderin e një kombi të tërë. Për kënaqësinë e një populli të tërë. Për dinjitetin e një komuniteti të tërë. Për Shqipërinë dhe Tiranën që duam!
Forca! Bashkë!

 

Etiketa: ligjimetaprishjateatriVeliaj


Ju sugjerojmë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi
Aktualitet

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi

16 Janar, 2026 2:49 pm
VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri
Aktualitet

VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri

16 Janar, 2026 2:36 pm
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…

16 Janar, 2026 12:25 pm
Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE
Kryesore

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE

16 Janar, 2026 12:13 pm
“Me apo pa opozitën, reformat do ecin”, mesazhi për deputetët në mbledhjen e grupit
Kryesore

“Me apo pa opozitën, reformat do ecin”, mesazhi për deputetët në mbledhjen e grupit

16 Janar, 2026 11:57 am
Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

16 Janar, 2026 9:49 am
Para
WOW! Harry dhe Meghan thyejnë protokollin, shikoni çfarë bëjnë në publik

WOW! Harry dhe Meghan thyejnë protokollin, shikoni çfarë bëjnë në publik

Shpërblimet e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria jep 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët, por duhet të presin festat e fundvitit

Lorik Canaj flet pa doreza për Monikën: Unë hoqa dorë nga mentaliteti dhe ajo nga profesioni për të qenë bashkë

Festa surprizë që bashkëshortja i organizoi Lorik Canës për ditëlindjen
















TE FUNDIT

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
16 Janar, 2026

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha...

Lexo më shumë

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk...

Lexo më shumë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com