Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj flet për ndërtimet në Tiranë: Nevojiten të shtohen rreth 8 mijë banesa çdo vit

2023/01/29 at 12:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj flet për ndërtimet në Tiranë: Nevojiten të shtohen rreth 8 mijë banesa çdo vit

Përmes një videomesazhi të përcjellë në rrjetet sociale kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj iu është drejtuar qytetarëve lidhur me situatën dhe diskutimin për ndërtimet në Tiranë. Veliaj shprehet se kryeqyteti rritet çdo vit me 20-25 mijë banorë dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për më shumë apartamente. Sipas tij, Tirana ka nevojë të shtojë rreth 8 mijë banesa çdo vit.

“Nëse nuk shtohet oferta për banesa të reja, atëherë çmimet e banesave ekzistuese do të bëheshin të papërballueshme dhe do të rriteshin në mënyrë eksponenciale. 8 mijë banesa, me nga një mesatare prej 100m2, përfshirë hapësira të përbashkëta, shkallë e ashensorë, janë rreth 800 mijë m2 ndërtim i ri i kërkuar nga tregu çdo vit në Tiranë. Atëherë, përfundimi është i thjeshtë: Numri i metrave katrorë të ndërtuara në Tiranë, përputhet proporcionalisht me numrin e rritjes së banorëve të Tiranës,” tha Veliaj.

Më tej ai është shprehur se në 5 vite bashkia ka dhënë 1028 leje ndërtimi, nga të cilat vetëm 1/3 janë për pallate nga 4-12 kate.

Veliaj ka treguar edhe sa leje janë dhënë në Tiranë dhe për cilat qëllime: “Nga viti 2016 deri në vitin 2021 numri i procedurave të lejeve të dhëna në total është 1028, pra për 5 vite, nga të cilat, vetëm një e treta janë leje ndërtimi për objekte nga 4 deri në 12 kate, pra pallate. Pjesa tjetër janë leje për objekte të ulëta, si dhe leje për rikonstruksione, çati, prishje ndërtimi etj. Pra, çdo gjë që konsiderohet leje, jo vetëm e pallateve, është në këto 1028. Këto leje të miratuara janë marrë nga 991 subjekte të ndryshme zhvilluese, çka tregon se ka një diversifikim shumë të lartë të subjekteve që i përfitojnë këto leje ndërtimi,” tha ai.

“Dëgjojmë të recitohet pa fund dhe pa turp: “Na mbytën kullat”. E vërteta e thjeshtë dhe shumë e verifikueshme është se objekte me mbi 12 kate janë vetëm 20. Dhe ky është fakt!”, pohon Veliaj.

Kryebashkiaku thotë se trendi i rritjes së ndërtimeve në Tiranë është në përputhje me trendin e rritjes ekonomike të Tiranës – është një rritje që shkon krah për krah njëra-tjetrës – dhe është e rëndësishme t’i besohet shkencës dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë.

“Ka kërkesë, por ka edhe ofertë. Të dyja duhet të ecin paralelisht. Tiranës nuk ia vëmë dot traun për këta 20-25 mijë qytetarë që na bashkohen çdo vit. As nuk e ndajmë dot në vendalinj e të ardhur, sepse ajo është një gjuhë raciste e viteve ’90 që nuk duhet të ekzistojë më. Ne duam ta bëjmë këtë një qytet më të mirë për të gjithë”, e mbyll ai videomesazhin.

Ju sugjerojmë

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

2 Korrik, 2025 12:02 pm
Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

2 Korrik, 2025 11:57 am
48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali
Bota

Çfarë është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

2 Korrik, 2025 11:39 am
Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda
Aktualitet

Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda

2 Korrik, 2025 11:30 am
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

2 Korrik, 2025 11:17 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 aktive

2 Korrik, 2025 11:16 am
BKH kontrolle në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt
Aktualitet

Dosja “Buka”, SPAK dërgon në GJKKO provat e rejat ndaj Arben Ahmetajt

2 Korrik, 2025 11:07 am
Vlorë/ Policia në terren për çlirimin e hapësirave publike, në procedim 5 shtetas
Aktualitet

Vlorë/ Policia në terren për çlirimin e hapësirave publike, në procedim 5 shtetas

2 Korrik, 2025 11:04 am
Rinumërimi i votave në Fier drejt përfundimit: PS shton 27 vota, PD humb 107
Aktualitet

Rinumërimi i votave në Fier drejt përfundimit: PS shton 27 vota, PD humb 107

2 Korrik, 2025 10:51 am
Itali/ Pranga 29 vjeçares serbe, mashtroi priftin duke i marrë 100 mijë euro
Bota

Itali/ Pranga 29 vjeçares serbe, mashtroi priftin duke i marrë 100 mijë euro

2 Korrik, 2025 10:46 am
Para
Policia e Kosovës mobilizohet për vizitën e Vuçiç në veri

Kosovë/Plagosi nënë e bijë, ndërron jetë autori pasi qëlloi mbi veten

Deklaratat e Scholz për negociata, reagon Kremlini: Putin mbetet i hapur

Deklaratat e Scholz për negociata, reagon Kremlini: Putin mbetet i hapur

Shkelje të kodit, Sunak shkarkon nga detyra në qeveri kreun e partisë konservatore

Shkelje të kodit, Sunak shkarkon nga detyra në qeveri kreun e partisë konservatore

TE FUNDIT

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
2 Korrik, 2025

Nesër do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku deputetët do të diskutojnë rreth rendit të ditës të publikuar tashmë...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur
2 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fushë-Krujës. Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur...

Lexo më shumë

Çfarë është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali
2 Korrik, 2025

Pjesë të mëdha të Evropës perëndimore u përfshinë këtë javë nga një valë e fuqishme e të nxehtit - me...

Lexo më shumë

Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda

Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda
2 Korrik, 2025

Ministria e Brendshme prezantoi sot aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, një mjet i ri dhe i thjeshtë në duart e çdo qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com