Aktualitet

Veliaj flet për memorialin turk: Pllakë kujtdo që kontribuon për Tiranën


               Publikuar në : 22:13 - 16/09/19 |
Al Do

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka folur në lidhje me memorialin e viktimave të grushtit të shtetit në Turqi. Ai tha në një intervistë televizive se Turqia ka kontribuar me investime në Tiranë duke ndërtuar kopshte, konvikte dhe mbjellje pemësh.

“Ne kemi një marrëdhënie bashkëpunimi dhe etike maksimale me Turqinë dhe se investimet e saj në Tiranë nga kopshtet, konviktet, këndi i lojërave apo mbjellja e 2000 pemëve te Liqeni në një zonë që ishte katastrofë është falë kontributit dhe fondeve që Turqia ka dhënë për Tiranën dhe qytetarët e saj.” tha Veliaj.

Veliaj shtoi se ishte gati ti vinte pllakë kujtdo që kontribuon për Tiranën.

“Fondacionet turke kanë dhënë para edhe për kënd lojërash, edhe për pllakat përkujtimore. Unë nuk jam diplomat i Tiranës, por jam menaxhues i kryeqytetit. Unë jam gati t’i vë pllakë kujtdo që kontribuon për Tiranën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u ndal edhe te ngjarja e Grushtit të Shtetit në Turqi. Ai tha se atje humbën jetën persona civilë dhe për këtë ka shprehur ngushëllimin e tij.

“Sigurisht në ditën e grushtit të shtetit në Turqi kam shprehur ngushëllim. Unë kam miq në Turqi. Për atë ditë dhe atë akt, të gjithë janë dakord. Atë ditë kanë vdekur persona civilë. Kombe të ndryshme kanë përkujtimore të ndryshme, në këtë rast kanë pllakën. TIKA ka dhënë kontribut. Turqia na ndihmon me shumë gjëra, ka dhënë bursa për studentë tanë të TIK. Komuniteti turk të vjen e të thotë se duam një memorial ndaj viktimave të një puci shteti, që është kauzë e drejtë për atë komunitet” tha Veliaj.

Në lidhje me pyetjet se pse ky memoria u morr pa një vendim të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se ky vendim i takonte Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pasi ajo merr vendime për të vendosur pllakat në varësi të kërkesave të donatoreve që dhurojnë pemë. /Opinion.al

Pas