Aktualitet

Veliaj: Fjeta 2 orë, jemi fitues në 4 nga 5 bashkitë e qarkut të Tiranës  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 26/04/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik për PS në qarkun e Tiranës Erion Veliaj, është shfaqur entuziast këtë mëngjes, pasi në vend janë numëruar rreth 23% e kutive të votimit.

Në një intervistë për Klan News, Veliaj tha se kishte fjetur 2 orë dhe se tashmë që ka kaluar 20% e numërimit të kutive, trendi është I dukshëm.

“Fitorja shijon kur i ke cinikët dhe batakçinjtë përballë, puna shpërblehet. Na rezulton në 4 nga 5 bashkitë e qarkut të Tiranës të jemi qartazi fitimtarë. Në Kamzë mund të ketë surpriza. Do synojmë maksimumin e nuëmrimit , kështu që ftesa ime shkon për numërusit:, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë Kryeminstri Rama është larguar nga selia në orën 06:00 të mëngjesit, për t’u rikthyer sërish aty pak pas orës 08:00. Ai nuk ka pranuar të japë asnjë koment në media./Opinion.al

Pas